LAJMI I FUNDIT:

Rozana Radi detyron VIP-at të nxjerrin fotot e pasaportës (Foto)

Rozana Radi detyron VIP-at të nxjerrin fotot e pasaportës (Foto)

Me përhapjen e rrjeteve sociale, të gjithë i kushtojnë vëmendje fotove për të dalë sa më mirë përpara kamerës, por kur vjen puna të pasaportat apo kartat e identitetit duket se askush nuk ia del mbanë.

Një foto tipike “ushtrie”, e ngurtë, zakonisht pa emocione në fytyrë, të ngrira…dhe ç’është më e rëndësishmja, pa photoshop! Pjesa më e keqe është se do të të duhet të presësh 5 apo 10 vite deri sa të skadojë dokumenti i identifikimit. Për këtë arsye fotot më të bukura janë ato që i thjesht i përafrohen normales. Dhe…le ta pranojmë, pjesa më e madhe nuk i nxjerrin ato foto në dritën e diellit. Nuk përjashtojmë se ka dhe nga ata që e bëjnë, dhe natyrisht që bëhen pjesë e ndonjë shakaje.


Duket se pikërisht këtu ka lindur dhe loja më e fundit ndërmjet disa personazheve të njohur shqiptare. Gjithçka ka filluar me Rozana Radin, e cila siç e theksoi dhe vetë “hapi vallen e lojës së kartave të identitetit”, duke postuar fillimisht të vetën dhe më pas duke nominuar edhe të tjerë, dhe kështu vazhdoi zinxhiri. Jo të gjithë iu përgjigjën apelit, por ka dhe nga ata që e bënë. Foto të cilat përbënin dhe përjashtime nga çfarë kemi parë deri tani, me Julkën dhe Fiorin të cilat kanë pozuar pak më të buzëqeshura.

E ndërsa Rozana e filloi lojën thjesht me fotot, Julka dhe Bes Kallaku i bënë një foto më të plotë letërnjoftimeve duke zbuluar edhe më shumë info nga dokumenti i tyre. Veçanërisht për Besin, një “katunar dhe loki” i vetëdeklaruar zbuluam që ka lindur në Tiranë, çka shkaktoi komente simpatike edhe nga fansat e tij. /intv

rozi 2  rozi 4 rozi 5

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Gjithë çfarë fitova, i investova në biznes”, Efi shumë shpejt në ekran me një emision të ri, të padëgjuar më parë

“Gjithë çfarë fitova, i investova në biznes”, Efi shumë shpejt në ekran me një emision të ri, të padëgjuar më parë

Magazina
Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut:  Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut: Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Magazina
Kalo në kategori