LAJMI I FUNDIT:

Abrashi: Ta mundim Zvicrën me forcën e grupit

Abrashi: Ta mundim Zvicrën me forcën e grupit

Amir Abrashi është një tjetër kuqezi i lindur në Zvicër, por hapin më të madh të karrierës do ta hedhë si kuqezi. Mesfushori 26-vjeçar, ashtu si Veseli, ka bërë xhiron e plotë në ekipet zinxhir të Zvicrës, por tashmë ai është pjesë e Kombëtares Shqiptare dhe e ndien veten 100 për qind pjesë e ekipit të drejtuar nga Gianni De Biasi.

Xholi i mesfushës së Shqipërisë e nis konferencën e shtypit nga Perros-Guirec me një koment për miqtë e tij te Kombëtarja Helvete duke u shprehur se ka kontaktuar me ts përpara dy javësh, ndërsa më pas u përqendrua te puna që po bën me ekipin kuqezi.

“Gjendja fizike është shumë e mirë. Unë personalisht nuk kam, asnjë problem fizik. Kemi dy javë që punojmë që jemi bashkë. Çdo lojtar është stërvitur shumë mirë dhe qëndrojmë të gjithë bashkë edhe pas stërvitjes”.

Abrashi është një nga njohësit më të mirë të skuadrës së Zvicrës dhe shpreson që me kontributin e tij të ndihmojë sadopak Shqipërinë në sfidën e parë europiane.

“Zvicra ka elementë të fortë por ne jemi të fortë si ekip dhe do të japim 100 % deri në minutën e fundit. Për mua nuk është një derbi sepse unë jam pjesë e Shqipërisë dhe synoj një rezultat pozitiv”.

Mesfushori i lindur në Bischofszell nuk kursen një koment edhe për punën që po bën trajneri Gianni De Biasi, duke e pranuar se ai është një perfeksionist.

“Çdo trajner ka taktikën e vet por De Biasi punon deri në detaje në këtë aspekt. Ai kërkon që të jemi të përqendruar në çdo seancë stërvitore”.

Në trend Sport

Më shumë
Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël

Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël

Përfaqësueset
Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse

Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse

Përfaqësueset
Spalletti e zuri duke luajtur 'PlayStation', ylli i Italisë largohet nga formacioni startues për ndeshjen me Kroacinë

Spalletti e zuri duke luajtur 'PlayStation', ylli i Italisë largohet nga formacioni startues për ndeshjen me Kroacinë

Ndërkombëtare
Konfirmohet largimi i Nachos nga Real Madridi – zbulohet klubi i tij i ardhshëm

Konfirmohet largimi i Nachos nga Real Madridi – zbulohet klubi i tij i ardhshëm

La Liga
Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024

Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024

Përfaqësueset
Artikulli i UEFA-s për stadiumin “Air Albania”: Investimi gjigant që ka transformuar infrastrukturën sportive në Shqipëri

Artikulli i UEFA-s për stadiumin “Air Albania”: Investimi gjigant që ka transformuar infrastrukturën sportive në Shqipëri

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori