LAJMI I FUNDIT:

Babai i Stresit tregon tatuazhin në plazh (Foto)

Babai i Stresit tregon tatuazhin në plazh (Foto)

Reperi shqiptar, Arkimed Lushaj, ka nisur pushimet në plazhet e nxehta i shoqëruar edhe nga i ati, Sali Lushaj.

I njohur në radhët e Partisë Demokratike, babai i Stresit ka ekspozuar edhe një tatuazh të veçantë që mban në krahun e zemrës. Është pikërisht simboli i PD-së brenda një shqiponje, transmeton Mapo.

Disa vite më parë, kur PD qeverise vendin, Lushaj ishte shfaqur në një konferencë për shtyp, ku tregoi tatuazhin dhe u ankua se Partia Demokratike e kishte braktisur. Si duket, gjërat më vonë shkuan më mirë për ish-truprojën e Sali Berishës.

Kujtojmë që pak kohe më parë, Stresi ka deklaruar se do ta linte muzikën dhe do te largohej nga Shqipëria. Ai nuk ka ngurruar të sulmojë ashpër në rrjetet sociale, Edi Ramën dhe Saimir Tahirin.

Reperi ka pasur shpeshherë probleme me policinë dhe një prej bëmave të tij ishte edhe një arratisje nga Komisariati i Policisë, ku ishte ndaluar për një verifikim.

https://www.instagram.com/p/BFbipkVm3jD

https://www.instagram.com/p/BFbEy3Vm3n-