LAJMI I FUNDIT:

Komunat me shumicë serbe nuk bashkëpunojnë me AKP-në

Komunat me shumicë serbe nuk bashkëpunojnë me AKP-në

Komunat me shumicë serbe që udhëhiqen nga Lista Serbe nuk po bashkëpunojnë me Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Kjo e fundit nuk ka mundur të kompletojë listën e aseteve të pashitura, të cilat i ka publikuar në ueb-faqen zyrtare të tyre për shkak të refuzimit të disa prej komunave për të ndarë dokumentet e nevojshme të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore që gjenden nëpër komunat me shumicë serbe, shkruan sot Koha Ditore.

Komunat që udhëhiqen nga kryetar që vijnë nga Lista Serbe kanë refuzuar të kryejnë edhe ndërrimin e pronësisë të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore në Komunën e Ranillugut.

Gazeta është njoftuar se edhe BE-ja është angazhuar për të ndihmuar dhe lehtësuar komunikimin në mes të AKP-së dhe kryetarëve të komunave me shumicë serbe. Takimi kishte dështuar pasi kryetarët e komunave ishin tërhequr. Madje, burimet thonë se Lista Serbe u ka kumtuar edhe zyrtarisht qëndrimin se nuk do të lejojnë, siç e quajnë ata, “privatizimin e njëanshëm”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Neptun Kosova mbështet ekspozitën “Reporting House” në Prishtinë në përkujtim të ngjarjeve të luftës në Kosovë

Neptun Kosova mbështet ekspozitën “Reporting House” në Prishtinë në përkujtim të ngjarjeve të luftës në Kosovë

Neptun
Jeto perfekt në çdo aspekt - Bli apartament afër detit në “Holiday In 2”, Shëngjin

Jeto perfekt në çdo aspekt - Bli apartament afër detit në “Holiday In 2”, Shëngjin

Edil Project
Për shpërblim, deri në Berlin me Patos!

Për shpërblim, deri në Berlin me Patos!

Patos Kosova
Hekurudha Prishtinë-Durrës dhe punimet në rrugët për Podujevë e Pejë, flet ministri Aliu

Hekurudha Prishtinë-Durrës dhe punimet në rrugët për Podujevë e Pejë, flet ministri Aliu

Ekonomi
Ngjyje kah t’sillesh!

Ngjyje kah t’sillesh!

Perfetta Pashteta
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Ekonomi
Kalo në kategori