Neptun Kosova mbështet ekspozitën “Reporting House” në Prishtinë në përkujtim të ngjarjeve të luftës në Kosovë

Njëzet e pesë vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, çelet ekspozita REPORTING HOUSE në Prishtinë, e cila i ofron publikut vendor dhe vizitorëve të huaj një pasqyrim të hollësishëm të luftës evropiane që përmbylli shekullin e 20-të.
Neptun Kosova mbështeti me shumë kënaqësi këtë ekspozitë realizuar nga BIRN Kosova, KALLXO.com, Bienalja e Prishtinës dhe Paper Gallery, të cilët prezantojnë punën e gazetarëve, fotografëve dhe artefaktet e kohës, të shoqëruara me vepra të artit bashkëkohor që reflektojnë mbi ndikimin e luftës.
Ekspozita e REPORTING HOUSE u mundëson vizitorëve të udhëtojnë në konfliktin që po vlonte gjatë viteve 1990, nga i cili lindi lëvizja guerile e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që më vonë shpërtheu në luftë në vitet 1998-1999 dhe kulmoi me 11 javë të sulmeve ajrore të NATO-s. Kjo çoi deri në çlirimin e Kosovës dhe në pavarësinë e saj në vitin 2008.
Ekspozita shpalos draftin e parë të kësaj historie të shkruar nga gazetarët dhe demonstron rolin qendror që e ka luajtur media krahas interpretimeve artistike të mëvonshme të kësaj historie. Publiku ftohet që ta kuptojë më tej historinë e jashtëzakonshme të Kosovës dhe Neptun Kosova ka nderin të jetë pjesë e realizimit të kësaj ekspozite.
Nga tri lokacione, Shtëpia e Mallrave të Prishtinës “Gërmia”, Hamami i Prishtinës dhe Paper Gallery, REPORTING HOUSE prezantohen rreth 150 storie televizive të rrjeteve televizive botërore që janë transmetuar me xhirime për Kosovën ndërmjet viteve 1992 dhe 1999. Këto reportazhe promovojnë punën e gazetarëve, fotografëve, operatorëve të kamerave dhe përkthyesëve e producentëve lokalë që punuan në to.
Ky bashkëpunim vjen në vijim të shumë projekteve sociale të mbështetura nga Neptun Kosova përmes Fondacionit Mane në fushën e Edukimit dhe Mirëqenies.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kosova jashtë listës së shteteve të brishta, çka do të thotë për ekonominë?

Ndahen mjetet për rimbursimin e 10%-shit për të pensionuarit e vitit 2025

X Company dhe Al Trade nisin projektin “Linda” – model i ri banimi në Fushë Kosovë

Shijoni pushimet me produktet e freskëta të Meka Halal Food

Marrëveshje e fuqishme ndërkombëtare mes kompanisë “Ciao Berto” dhe hotelit luksoz në New York – Times Square

Çdo udhëtim i mirë fillon me një ndalesë

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Forbes lavdëron Shqipërinë si Mesdheun sekret

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë