Action for Mothers and Children shënon 10-vjetorin e “Let’sDance” me muzikë, festë dhe një kauzë që na bashkon

Action for Mothers and Children shënon 10-vjetorin e “Let’sDance” me muzikë, festë dhe një kauzë që na bashkonKëtë shtator, Action for Mothers and Children (AMC) do të shënojë një tjetër moment tërëndësishëm në rrugëtimin e saj, edicionin e 10-të të “Let’s Dance”, galasë vjetore përmbledhjen e fondeve, e cila ndër vite ka bashkuar miq, mbështetës dhe dashamirës tëkauzës së AMC-së në një mbrëmje me muzikë, argëtim dhe solidaritet.
“Let’s Dance” është më shumë se një mbrëmje festive. Përmes këtij eventi, AMCmbledh fonde për të mbështetur punën e saj në shpëtimin e jetës së foshnjave dhe nëpërmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së nënave dhe fëmijëve në Kosovë.
Për dhjetë vite, ‘Let’s Dance’ ka ndihmuar në krijimin e një kulture të filantropisë dheangazhimit të komunitetit për një kauzë të përbashkët, duke e bërë secilin që ka marrëpjesë pjesë të ndryshimit për nënat dhe fëmijët në Kosovë.
Për ta bërë këtë përvjetor edhe më të veçantë, në skenën e “Let’s Dance” rikthehetString String, i cili do të jetë performuesi kryesor i mbrëmjes. Me repertorin e tij tëlarmishëm dhe performancat plot energji, grupi do të kujdeset që kjo të jetë një mbrëmjepër t’u shijuar dhe mbajtur mend.
Mbrëmja do të sjellë gjithashtu edhe performanca dhesurpriza të tjera për të pranishmit.“Edicioni i 10-të i ‘Let’s Dance’ është një moment shumë i veçantë për të gjithë ne nëAction for Mothers and Children,” tha drejtoresha ekzekutive e AMC-së, Rina Demiri
Spahija. “Për dhjetë vjet, kjo mbrëmje na ka bashkuar rreth diçkaje që është shumë mëe madhe se vetë eventi, besimit se çdo nënë dhe çdo fëmijë meriton kujdesshëndetësor cilësor. Jemi jashtëzakonisht mirënjohës për secilin person që ka qenëpjesë e ‘Let’s Dance’, që ka kërcyer me ne, na ka mbështetur dhe ka kontribuar qëenergjia dhe bujaria e këtyre mbrëmjeve të shndërrohen në ndryshime konkrete përnënat dhe fëmijët.”
AMC ju fton t’i bashkoheni “Let’s Dance 10” dhe së bashku të festojmë këtë përvjetortë veçantë, duke mbështetur një kauzë që ka rëndësi për të gjithë ne.
Data: 30 shtator
Ora: 19:30
Lokacioni: AMC Hall
Biletat: €25 secila | 5 bileta: €110 | 10 bileta: €200
Bleni biletat: https://bit.ly/LetsDance10








































