Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, bashkë me disa biznesmenë të suksesshëm.
Presidenti Thaçi i ka falënderuar ata për angazhimin dhe punën e tyre në sektorin privat, duke iu ofruar përkrahje të plotë dhe bashkëpunim si president i vendit.
“Ne kemi bashkëpunuar kohë të gjatë bashkërisht dhe do të vazhdoni ta keni mbështetjen time të plotë edhe si president i vendit. Ju jeni këtu së bashku me njerëzit që i kanë dhënë shpirt dhe fuqi zhvillimit ekonomik të Kosovës, që kanë krijuar me mijëra e mijëra vende të punës dhe e kanë rritur mirëqenien e qytetarëve të vendit. Ajo që sot na bënë të ndihemi mirë në Kosovë është se po krijohet një klimë më e mirë për biznes, një atraktivitet dhe besoj që institucionet duhet të jenë afër bizneseve dhe biznesi duhet të jetë afër institucioneve në kuptimin e një partneriteti të fuqishëm që ta ndërtojmë edhe më mirë shtetin tonë, edhe më shpejt dhe në mënyrë cilësore”, ka thënë presidenti Thaçi.
Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha se ajo ka qenë një dëshmi për komunitetin e biznesit se vërtetë prioritet në agjendën tuaj do të jetë zhvillimi ekonomik dhe përmirësimi i imazhit të Kosovës.
“Jemi këtu t’ju ofrojmë partneritet, siç e kemi kalitur në të kaluarën dhe besojmë që objektivi juaj ka qenë diplomacia ekonomike dhe në këtë drejtim ne bashkërisht do të bëjmë shumëçka. Neve na duhet autoriteti dhe imazhi juaj si lider që e keni krijuar jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë dhe definitivisht është koha kur në këtë mënyrë t’i shpallim luftë kundërshtarit tonë të përbashkët, çfarë është papunësia, çfarë janë mungesa e investimeve të huaja direkte”, ka thënë Gërxhaliu.
Ai ka shtuar se një mbështetje e tillë dhe një dialog me sektorin privat është garanci e ardhmërisë dhe perspektivës në Kosovë.
Presidenti Thaçi theksoi se roli i komunitetit të biznesit është i pazëvendësueshëm për hapjen e perspektivës dhe mundësive të reja në Kosovën e re, veçanërisht tash pas nënshkrimit të marrëveshjes së MSA-së. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBien aksionet e Apple shkaku i vendimit të qeverisë kineze
Telegrafi Jobs në prag të lansimit të konceptit të ri dhe unik
Këtë të premte në HaPiTe: Çka duhet pronarët e bizneseve të dinë për HR?
Zgjidh Prime Travel për aventurat më të mrekullueshme të jetës suaj
Bëje ëndrrën tënde realitet - apliko për bursën nga Fondacioni i Bursave për Studentë AMIK
Aliu: Qytetarët nuk do të kenë nevojë që të pajisen me leje ndërtimore për vendosjen e paneleve solare për konsum familjar
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vrasja në Kryshec të Pejës, dëshmitarët okularë rrëfejnë se si ndodhi ngjarja në lokal pas një telefonate
Barazim i madh i Shqipërisë ndaj Republikës Çeke si mysafir, ëndrra për Euro 2024 vazhdon
“Ku e shihni veten pas pesë vitesh?”: Publikohen disa pamje të vitit 2018, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar Zelensky gjatë luftës në Ukrainë
Mirlind Daku shpërthen në lot pas ndeshjes: Kjo është më shumë se një Kupë Bote
Luajti për Zvicrën dhe Kosovën, por legjenda Albert Bunjaku në përkrahje të Dardanëve nga stadiumi: Fitojmë 2-1, kualifikimi ende i mundur
Largohen kunjat në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë