LAJMI I FUNDIT:

Në shkurt 1.2% të punësuar në vend nuk kanë marrë rrogë

Në shkurt 1.2% të punësuar në vend nuk kanë marrë rrogë

Në shkurt të vitit 2016, 1.2% të punësuar në vend nuk kanë marrë rrogë, bëjnë të ditur nga Enti shtetëror për statistika, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Rroga mesatare neto e paguar në shkurt të vitit 2016, është 21813 denarë. Sipas të dhënave nga ky institucion, indeksi i pagës mesatare mujore të paguar për një të punësuar, në shkurt të këtij viti, krahasuar me vitin e kaluar është 103.4.

Rritja e këtillë i detyrohet para së gjithash rritjes së rrogës mujore mesatare neto të paguar në sektorët: ndërtimtari (16.3%), veprimtari administrative dhe veprimtari ndihmëse shërbyese (11.1%) dhe bujqësi, pylltari dhe peshkatari (11.0%).


Ulje të rrogës mesatare neto, krahasuar me muajin e kaluar, është vërejtur te sektorët: bujqësi, pylltari dhe peshkatari (9.2%), tregti me shumicë dhe tregti me pakicë, riparim i automjeteve dhe motoçikletave (7.8%) dhe furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe kondicionim (6.5%)./Telegrafi/