LAJMI I FUNDIT:

Ishte kthyer në makthin e pronarëve të bareve në Spanjë, arrestohet “skifteri” shqiptar

Ishte kthyer në makthin e pronarëve të bareve në Spanjë, arrestohet “skifteri” shqiptar

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë spanjolle për grabitje në lokale apo dyqane të ndryshme në qytezën e Huesca.

Gjithashtu grupi Hetimor konstatoi se gjashtë grabitjet kishin karakteristika të ngjashme për sa i përket elementeve të sigurisë fizike, si dhe se drejtoheshin nga shtetas me origjinë kineze.

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, në të gjitha rastet ku janë regjistruar nga kamerat e sigurisë është konfirmuar se të gjitha grabitjet janë kryer gjithmonë nga i njëjti person dhe vetëm.

Gjithashtu shqiptari ka prerë me gërshërë grilën metalike dhe ka hapur derën e hyrjes me forcë.

Në vend që të hynte, ai qëndroi i strukur aty pranë, duke vëzhguar nëse ishte aktivizuar ndonjë alarm apo mund të ishte zbuluar nga ndonjë qytetar apo patrullë.

Nëse jo, ai kthehej pas 20 minutash për të përfunduar grabitjen. Ndërkohë  hetuesit identifikuan autorin shqiptar, me një mori të dhënash për akte me karakteristika të ngjashme, duke alarmuar të gjithë punonjësit e policisë.