Hillary Clinton ka premtuar se nëse do të bëhet Presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të bëjë publike të dhëna nga “Area 51”, baza ushtarake amerikane në Nevada, për të cilën ekzistojnë teori të shumta konspirative se ka fakte dhe të dhëna për ekzistencën e alienëve, ashtu sikurse besohet se në të vërtetë, funksioni i kësaj baze është zhvillimi i eksperimenteve me jashtëtokësorët, e se brenda saj gjenden anije alienësh.
E ftuar në programin e Jimmy Kimmel, kandidatja republikane për Presidente, tha se nëse do të zgjidhet në krye të shtetit, ajo do publikojë të dhëna nga kjo bazë sekrete amerikane çdo gjë, përveç atyre që mund të përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare.
Komentet e saj ishin në përgjigje të sugjerimit të Kimmel, i cili u shpreh se nëse ai do të ishte President gjëja e parë që do të bënte është që të analizonte dosjet e “Area 51”. Ai tha se kishte folur me Bill Clinton për këtë dhe se ky i fundit i kishte thënë se i kishte kaluar nëpër duar të gjitha dosjet, por nuk kishte gjetur asgjë interesante.
“Epo do t’i kaloj edhe njëherë nëpër duar”, tha Hillary Clinton. “Dëshiroj që t’i rishohim edhe njëherë ato dosje dhe të bëjmë publike sa më shumë të mundemi për publikun. Nëse në këto dosje nuk kanë asgjë, atëherë le ta dinë të gjithë”.
Zonja Clinton tha se do të publikonte gjithçka që do të gjejë aty, të dhëna mbi alienë ose jo.
“Area 51” duket se është kthyer në një prej premtimeve elektorale të Hillary Clinton, platforma e së cilës ka në fokus votuesit e rinj amerikanë.
Sipas “The Independent”, shumë mendojnë se asgjë e re nuk do të dalë nga dosjet, ose se do të mbeten gjithsesi të klasifikuara.
Kreu i NASA – s, vitin e shkuar, deklaroi se kishte qenë në “Area 51” dhe se “nuk ishte ajo që mendojnë shumë njerëz”.
Ai tha se bëhet fjalë për një bazë normale kërkimi dhe zhvillimi dhe se nuk kishte parë alienë apo anije alienësh.
“Mendoj se për shkak të sekretit të punës kërkimore të aeronautikës që ndodh atje, njerëzit aludojnë se fshihen të dhëna për jashtëtokësorët”. /tvklan.al
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”
U kishin dhënë melatoninë fëmijëve, pronarja e një kopshti dhe tre punonjësit arrestohen nga policia amerikane
Iu vërsul me thikë policit, 17-vjeçarja nga Kalifornia qëllohet me tre plumba – i mbijetoi plagëve dhe i kërkoi falje zyrtarit policor
Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?
Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë
Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare