LAJMI I FUNDIT:

Zvicra e shqiptarëve pëson në Irlandë

Zvicra e shqiptarëve pëson në Irlandë

Përfaqësuesja e Zvicrës nuk ka arritur të marrë rezultat pozitiv në ndeshjen e parë miqësore në vitin 2016.

Ekipi i grumbulluar nga trajneri Petkovic, ka pësuar humbje minimale 1-0 në kryeqytetin e Irlandës, Dublin nga irlandezët.

Ka qenë mbrojtësi Steve Clark që ka shënuar golin e vetëm për vendasit në minutën e dytë të ndeshjes pas një asistimi na Duffy.


Në këtë takim për Zvicrën nga minuta e parë startuan katër futbollistë shqiptarë, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili, Admir Mehmedi dhe Valon Behrami, ku ky i fundit kishte edhe shiritin e kapitenit, ndërsa Xherdan Shaqiri mungoi për shkak të lëndimit.

Ndërkohë në minutën e 71-të të ndeshjes, talenti i madh kosovar Shani Tarashaj debutoi me Zvicrën pasi u inkuadrua në vend të Blerim Xhemailit, ndërsa Pajtim Kasami zëvendësoi Admir Mehmedin.

Tarashajt i ka munguar fati në këtë takim, pasi debutimi i tij shumë lehtë ka mundur të jetë me një gol të shënuar.

Në minutën e 87-të, sulmuesi i Grasshopper goditi nga rreth 18 metra, por topi shkoi afër shtyllës së vendasve.

Kështu ndeshjen e radhës Zvicra do ta zhvillojë të martën ku do të jetë nikoqire e Bosnjës dhe Hercegovinës. /Telegrafi/