LAJMI I FUNDIT:

Ballkani me kurorë të dyfishtë, fiton me penallti Kupën e Kosovës ndaj Prishtinës

Ballkani me kurorë të dyfishtë, fiton me penallti Kupën e Kosovës ndaj Prishtinës

Finalja e Kupës së Kosovës mes Ballkanit dhe Prishtinës doli të jetë shumë interesante, ku pas 90 minutash rezultati është i barabartë 2-2, e ku në vazhdime nuk kishte gola, ndërsa në penallti suharekasit ishin më të mirë duke ngritur lartë trofeun dhe duke siguruar garat evropiane.

Prishtina edhe pse ishte në disavantazh prej 2-0, arriti që brenda pesë minutash të barazojë rezultatin në 2-2.

Ndeshja nisi me të dy skuadrat që ishin të kujdesshme në mesfushë, për të mos u dhënë mundësi të mira kundërshtarit. Nga një gabim në mesfushë, Ballkani arriti të përfitojë për të gjetur golin e epërsisë.

Ishte minuta e 21-të e ndeshjes, kur Walid Hamidi realizoi pas asistimit nga Almir Kryeziu për të zhbllokuar ndeshjen dhe për ta kaluar Ballkanin në epërsi 1-0.

Ballkani e kishte iniciativën në pjesën e parë, por edhe kryeqytetasit kishin një rast të mirë me Mërgim Pefqelin me kokë, por që gjuajtje e tij shkoi jashtë portës.

Fillimi i pjesës së dytë nisi me një incident kur u godit portieri i Ballkanit, Enea Koliçi, nga tifozët e Prishtinës që ishin pas porte.

Me të rifilluar loja, Ballkani arriti të shënojë golin e dytë në ndeshje. Një harkim i Armend Thaqit gjeti Meriton Korenicën që me kokë shënoi për 2-0.

Në vijim Prishtina kishte rast me Dion Gallapenin, ndërsa Ballkani u kundërpërgjigj me Marsel Ismajgecin.

Por, Prishtina si një klubi i madh që nuk dorëzohet kurrë, arriti të fitojë penallti në minutën e 77-të pas nje prekje të topit me dorë në zonë nga Bajram Jashanica.

Rasti u shiku në VAR dhe u vendos për penallti, ku Albin Krasniqi ishte i saktë për 2-1.

Prishtina pas goli mori tërësisht lojë në dorë, ku në minutën e 82-të, Albin Krasniqi shirësh me një gjuajtje të bukur barazoi për 2-2.

Kryeqytetasit kanë mundur të fitojë sikur Ardian Muja te ishte i saktë me një goditje me kokë nga afër.

Deri në fund të kohës së rregullt nuk kishte më gola dhe ndeshja shkoi në vazhdime.

Në 15 minutat e para të vazhdimeve, Prishtina kishte një rast shumë të mirë, ku Albin Krasniqi pasi kaloi dy lojtarë të Ballkanit asistoi te Leotrim Kryeziu i cili nuk e arrin topin.

Ndërsa në 15 minutat e dyta të vazhdimeve, ishte Ballkani që kishte dy raste të mira me Bleart Tolajn dhe Vesel Limajn, por që goditjet e tyre nuk e gjetën rrjetën.

Gola nuk kishte në vazhdime dhe dy skuadrat iu drejtuan penalltive, ku më të mirë folën suharekasit që fituan Kupën e Kosovës.


Penalltitë

Ballkani: OOOXO

Prishtina: XOXO


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
LIVE: Itali 2️⃣-1️⃣ Shqipëri: Italianët shënojnë edhe një herë, marrin epërsinë

LIVE: Itali 2️⃣-1️⃣ Shqipëri: Italianët shënojnë edhe një herë, marrin epërsinë

Kombëtarja e Shqipërisë
Pa kaluar as një minutë lojë, Bajrami shënon për t’i dhënë epërsinë Shqipërisë

Pa kaluar as një minutë lojë, Bajrami shënon për t’i dhënë epërsinë Shqipërisë

Përfaqësueset

"Hera e parë që bëj video në stadiume, atmosferë mahnitëse" - Ramadani tregon emocionet para ndeshjes

Kombëtarja e Shqipërisë
Himni i Kombëtares kënga “Mora Fjalë” performohet sot ekskluzivisht nga artistja Shkurte Fejza në Prishtina Football Fest, në Sheshin

Himni i Kombëtares kënga “Mora Fjalë” performohet sot ekskluzivisht nga artistja Shkurte Fejza në Prishtina Football Fest, në Sheshin "Xhorxh Bush"!

Sport
Formacionet zyrtare, Itali-Shqipëri: Sylvinho me Strakoshën në portë, Spalletti me më të mirët

Formacionet zyrtare, Itali-Shqipëri: Sylvinho me Strakoshën në portë, Spalletti me më të mirët

Kombëtarja e Shqipërisë
Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier

Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier

Përfaqësueset
Kalo në kategori