LAJMI I FUNDIT:

As Princi Charles nuk arriti t’i bashkojë pozitën e opozitën (Video)

As Princi Charles nuk arriti t’i bashkojë pozitën e opozitën (Video)

Prinici Charles i Uellsit dhe  gruan e tij Camilla, dukesha e Cornwall-it, sot kanë ardhur për një vizitë dy ditore në Kosovë.

Ata fillimisht ateruan në aeroportin “Adem Jashari”, ku i priti Presidentja, Atifete Jahjaga, bashkë me ambasadorin e Kosovës, në Londër Lirim Greiçevci.


Derisa kjo ndodhte, në hotelin Swiss Diamond ishin bërë gjitha përgatitjet për pritjen e Charlist dhe Camillas.

Një tryeze ishte rezervuar për pushtet e opozitë, por këtu u stacionuan vetëm opozitarët, Jakup Krasniqi, Shpend Ahmeti, Ramush Haradinaj e Visar Ymeri, dhe lideri i Listës Serbe, Slavko Simiq.

Më pas u shfaq edhe kryeministri, Isa Mustafa.

As ai, por as Presidenti i ri Hashim Thaçi e kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, nuk u shikuan aspak me opozitarët, megjithëse Mustafën e disa herë e tradhtoi shikimi.