LAJMI I FUNDIT:

Mbushet liqeni i Batllavës, turbullohet Badoci

Mbushet liqeni i Batllavës, turbullohet Badoci

Reshjet e shiut të ditëve të fundit kanë bërë që dy liqenet akumuluese, nga të cilat furnizohen me ujë të pijshëm banorët e rajonit të Prishtinës, të mbushen me ujë.

Liqeni i Batllavës tashmë ka mbërri nivelin maksimal të ujit, kurse liqeni i Badocit është turbulluar dhe është në prag të shkallës maksimale të nivelit të ujit, raporton Telegrafi.


Sipas, Ujësjellësit “Prishtina”, turbullimi i ujit ka bërë që zonat që furnizohen me ujë nga sistemi i Badocit të kenë reduktime.

“Për shkak të rritjes së nivelit të ujit në liqenin e Badocit si rezultat i reshjeve atmosferike ditëve të fundit, ky liqe gjatë ditës së sotme është turbulluar dhe për shkak të ruajtjes së cilësisë së ujit, jemi detyruar të zvogëlojmë prodhimin e ujit nga 350 l/s në 150 l/s”, thuhet në njoftimin e Ujësjellësit “Prishtina”.

“Me kapacitetin aktual prodhues jemi të detyruar të aplikojmë reduktime të ujit në të gjitha zonat që furnizohen me ujë nga sistemi i Badocit, edhe pse, deri në ditën e djeshme furnizimi me ujë për zonat e këtij sistemi ka qenë 22 dhe 24 orë”.

“Posa të bie shkalla e turbullirës së ujit në këtë liqe, furnizimi me ujë të pijshëm do t’i kthehet normalitetit, edhe pse, gjithçka varet nga kushtet atmosferike”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e vlerëson të vonuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Qeveria e vlerëson të vonuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Lajme
Kurti “godet” sistemin e drejtësisë: Aktakuzat e ngritura për gjykim në mungesë për krimet e luftës, numërohen në gishta

Kurti “godet” sistemin e drejtësisë: Aktakuzat e ngritura për gjykim në mungesë për krimet e luftës, numërohen në gishta

Drejtësi

"Avokati Mëngjesi në gjendje të rëndë", mjeku: Ka dëmtim të trurit, vendimtare 72 orët pasuese

Lajme
Ahmeti: Cilido qoftë variant do të ishte i pranueshëm, veç Albin Kurti të mos jetë kryeministër

Ahmeti: Cilido qoftë variant do të ishte i pranueshëm, veç Albin Kurti të mos jetë kryeministër

Politikë
Efekti

Efekti "TikTok", mbi 15 nxënëse të dy shkollave në Fushë-Kosovë dyshohet se i kanë gërvishtur duart e tyre

Arsim
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Kalo në kategori