LAJMI I FUNDIT:

Femrat shqiptare me fytyrën ideale për selfie (Foto)

Femrat shqiptare me fytyrën ideale për selfie (Foto)

Një foto e top modeleve Cara Delevingne dhe Kendall Jenner, rrëfen konceptin e ri të fytyrës ideale.

Ka diçka të përbashkët mes tyre: Fytyrat e tyre janë të përsosura për selfie. Nga cilado anë të fotografohen ato, përsëri duken mirë; kjo sepse, sipas specialistëve të bukurisë (Glamour Espana), fytyrat e tyre janë simetrike. Po të vëmë re, janë vajzat që kanë këtë lloj fytyre ato që kanë më shumë ndjekës në Instagram e Snapchat, pasi selfie-t e tyre pëlqehen prej shumicës së përdoruesve të rrjeteve sociale.

Ky është kriteri kryesor edhe për fotografët, të cilët viteve të fundit duket sikur zgjedhin modele të ndryshme, me të njejtën fytyrë. Në të vërtetë, kjo zgjedhje nuk është çështje fiksimi, këto janë fytyrat më fotozhenike për aparatin. Ndërsa më parë toleroheshin asimetri të vogla për hir të një fytyre të ëmbël, tani nuk ka më justifikime të tipit ‘nuk është ana ime e mirë’.


15e313dfadcee7955d564c71392e4861

Simetria dhe proporcioni
Së pari dhe më e rëndësishmja, një fytyrë ideale për selfie duhet të jetë simetrike. Kjo pasi përveçse duket mirë nga cilado anë, ka edhe përparësinë që mund të fotografohet përballë, e të duket përsëri bukur. Ka shumë vajza të ekranit shqiptar të cilat kanë një fytyrë simetrike; Eleonora Jakupi, Elvana Gjata, Enca Haxhia, Klea Huta, Jonida Vokshi, Marina Vjollca, Agnesa Vuthaj, Xhesika Berberi, janë ndër të famshmet me fytyrë simetrike, që duket mirë në çdo kënd. Simetria shoqërohet gjithashtu nga proporcioni; buzët nuk duhet të jenë më te gjera se largësia nga njëra bebëz e syrit tek tjetra, hunda e vogël, etj.

82b12664a0bc0dcb93e5ecc913808dfc

Nofulla e mprehtë
Një tjetër karakteristikë që e kanë vajzat që shkëlqejnë në selfie, është edhe mprehtësia e nofullës; një nofull e drejtë, këndore, tërheq më shumë vëmendje, pasi siç dihet, pamjet e linjëzuara kapen më shpejt nga syri sesa ato të rrumbullakëtat. Nofulla me kënd të theksuar kanë Nora Istrefi, Genta Ismajli, Elvana Gjata, Anxhelina Hadërgjonaj, Albana Osmani apo Soni Malaj.

17f887884f69020e06785c8b6aa6452a

Vetullat e dendura e të harkuara
Vetullat e dendura, të harkuara janë gjithashtu shumë të pëlqyeshme për syrin, jo vetëm sepse janë në modë, pasi edhe ato tërheqin shumë vëmendje. Jo më kot, shumë vajza të ekranit shqiptar kujdesen për një formë të përsosur të vetullës; Jonida Vokshi, Adrola Dushi, Dafina Zeqiri, Eleonora Jakupi, Armina Mevlani, e shumë të tjera, e kanë kuptuar rëndësinë që ka një vetull e plotë dhe e harkuar për të kornizuar fytyrën, duke vënë në pah simetrinë.

954d173627fc33d41688a04d6dc265c5

Sy me qepalla të dukshme
Nëse e vini re, sytë e modeleve më të ndjekura në Instagram kanë një karakteristikë: Qepallat e sipërme janë shumë të dukshme; të vegjël apo të mëdhenj, me ngjyrë të çelët apo të errët, forma e syve duhet t’i afrohet asaj të bajames. Të tillë janë sytë e Miriam Canit, Anxhelina Hadërgjonajt, Elvana Gjatës, Eneda Tarifës, Enca Haxhias, që kanë qepalla të dukshme të sipërme; të preferuarat e grimierëve.

be997ca186d37260a069dc76107f75b9

Mollëza të theksuara
Mollëzat e theksuara janë gjithashtu një pjesë shumë e rëndësishme e selfie-zhenisë; ato krijojnë iluzionin e një fytyre ovale (forma perfekte e fytyrës). Jo më kot është krijuar edhe teknika e konturimit të fytyrës, për t’i vënë mollëzat në pah: Xhensila Myrtezaj, Agnesa Vuthaj, Klea Huta, Marina Vjollca e të tjera, kanë mollëza të kërcyera e delikate.

Në trend Magazina

Më shumë
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Magazina
Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Magazina
Publikohet videoja - Driloni dhe Edi e ofendojnë rëndë Sara Kolamin

Publikohet videoja - Driloni dhe Edi e ofendojnë rëndë Sara Kolamin

Magazina
Edi i kërkoi falje për fjalorin e papërshtatshëm - reagimi i Sara Kolamit

Edi i kërkoi falje për fjalorin e papërshtatshëm - reagimi i Sara Kolamit

Magazina
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Magazina
Kalo në kategori