LAJMI I FUNDIT:

Mes fansash dhe muzikës, Enca thotë “Ciao” në projektin e ri (Foto)

Mes fansash dhe muzikës, Enca thotë “Ciao” në projektin e ri (Foto)
Enca mes fansash në klipin e ri "Ciao"

Këngëtarja Enca Haxhia së shpejti do të publikojë projektin e saj më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Ciao”.

Një këngë e bukur dhe verore do ta sjellë vërtetë në formë këngëtaren shqiptare, e cila është ndër më të kërkuarat nga publiku.


Në një prononcim për Telegrafin, Enca ka rrëfyer detajet e projektit të saj më të ri, i cili do të publikohet së shpejti.

“Kënga është pjesë e albumit tim të dytë, që është duke u punuar me producentë të huaj dhe shqiptarë, dhe ka gati një vit që kemi dhënë forma dhe ide të ndryshme derisa arritëm përfundimtaren. Muzika dhe teksti janë nga vet unë”, tha Enca për Telegrafin.

Enca në klipin e ri “Ciao”

E pyetur për tematikën e këngës, vet këngëtarja tregoi se ajo e ka shkruar tekstin, sepse “Ciao” lidhet me jetën e saj personale.

“E kam shkruar vet këtë këngë sepse është shumë personale dhe flet bash për mu, se si t’ia kalojmë mirë me shoqërinë, flet për dashurinë, flet edhe për njerëzit që i dua, kështu që besoj se në këtë këngë të prodhuar nga Big Bang, muzikën dhe tekstin e së cilës i kam shkruar unë do ta gjejnë veten edhe të tjerët”.

Klipi i këngës “Ciao” do të jetë vërtet i veçantë, pasi Enca këtë herë ka mbledhur fansat për të qenë pjesë e këtij projekti mjaft të veçantë.

“S’besoj që kanë bërë shumë artistë tjerë shqiptarë një ide të tillë, e sidomos një klip me fansat në qytet. Fansat janë pjesa më e rëndësishme dhe ata që më japin shumë dashuri dhe inspirim, kështu që kam vendosur t’i përfshij në këtë klip. Dhe vet fakti që janë mbledhur mijëra njerëz në Prizren, shumë fansa të veshur me bluza me emrin tim, me portretin tim, që do të thotë se kemi një dashuri të madhe, dhe kjo është pjesa më e rëndësishme e klipit”, tregoi më tej këngëtarja.

Enca mes fansash në klipin e ri “Ciao”

Përveç se është stina e saj e preferuar, vera 2017 do të jetë një sezonë mjaft i angazhuar për këngëtaren. Për Telegrafin, Enca zbulon disa nga angazhimet që ajo do ketë këtë verë, të cilat po i përballon shumë mirë me stafin e ri.

“Shumë projekte të reja do vijnë në 2017-ën, si këngë shqiptare ashtu edhe të huaja. Projekti më i afërt është “Ciao” që besoj do të pëlqehet nga fansat. Jemi duket përgatitur shumë gjëra të mëdha, por do e lëmë kohën të flasë…”, përfundoi Enca për Telegrafin.

Ndërkohë “Ciao” do të vijë për fansat shumë shpejt, dhe me gjasë do të shndërrohet në një nga hitet e kësaj vere. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Kalo në kategori