Reperi shqiptar, 2 Ton, ka reaguar ndaj kritikëve se këngët e tij kanë filluar të tingëllojnë njësoj.

Në një intervistë për “Artistët Shqiptarë”, ai ka folur për stilin e tij muzikor dhe mënyrën se si e sheh këtë kritikë.


“Që nja 14 vite janë duke i dëgjuar këngët e mia kudo që sillen, përse thonë këngë të njëjta? Unë jam në shumicën e këngëve vetë, vetë e bëj refrenin, pjesën e repit, krejt”, u shpreh 2 Ton.

Foto: Instagram

Ai theksoi se stili i tij muzikor është pjesë e identitetit që ka krijuar ndër vite dhe se nuk mund të ndryshojë vetëm për shkak të komenteve të publikut.

Reperi kujtoi gjithashtu se gjatë vitit të kaluar ka realizuar shumë bashkëpunime dhe se në ato raste kritikat për përsëritjen e stilit nuk kanë qenë të njëjta.

“Kur kam pasur vitin e kaluar shumë bashkëpunime, nuk e kanë thënë këtë fjalë, se janë përzier. Ama unë ky jam, këngëtari i njëjtë. Nuk mundem të ndryshoj e të bëhem si një reper tjetër vetëm pse po thonë ashtu”, deklaroi ai.

2 Ton shtoi se, pavarësisht kritikave, këngët e tij vazhdojnë të dëgjohen nga publiku.

Për të, fakti që muzika e tij ka qenë e pranishme për rreth 14 vite është dëshmi se stili i tij ka gjetur një audiencë që vazhdon ta mbështesë. /Telegrafi/