LAJMI I FUNDIT:

16 ushtrime me shirit për tërë trupin!

16 ushtrime me shirit për tërë trupin!

Shiriti është një rekuizit i shkëlqyeshëm për shkak të elasticitetit që ka si për ata që merren me rekreacion, ashtu edhe për sportistët profesionistë.

Merita Humolli
IFA Personal Trainer
045 27 57 57
Fitness Gym Prishtina

Shiritat dallojnë për nga materiali i dendur të cilët janë më të fortë dhe nga materiali më i rrallë të cilët më lehtë tërhiqet. Zë hapësirë të vogël, andaj është jashtëzakonisht i lehtë dhe mund ta merrni në çantën e udhëtimeve.


Rekomandohet të ushtroni me shiritin e gjatësisë së 2 metrave, në mënyrë që të mund t’i bëni të gjitha ushtrimet dhe të përshtatni rezistencën me rastin e ushtrimeve.

Në vijim po ju tregojmë 16 ushtrimet e ndara sipas grupeve të muskujve. Kini kujdes që shiriti të jetë i tendosur si në pozitën fillestare ashtu edhe me rastin e ushtrimeve.

MUSKUJT E BARKUT (m. abdominis)

Ushtrimi për muskuj të sipërm të barkut dhe për muskujt e parë të supeve

Ushtrimi për muskujt e anës së barkut dhe për muskujt e parë të supeve

Ushtrimi për muskujt të poshtëm të barkut. Ushtrimi për muskujt e sipërm dhe të poshtëm të barkut.

MUSKUJT E SHPINËS (m. dorsi)

Ushtrimi për muskulin e sipërm të shpinës

Ushtrimi për muskulin e poshtëm të shpinës, vitheve dhe për muskulin e jashtëm të kërdhokullës.

MUSKUJT E GJYMTYRËVE TË POSHTME DHE TË VITHEVE (gluteus)

Ushtrimi për muskulin e jashtëm të kërdhokullës

Ushtrimi për muskulin e brendshëm të kërdhokullës

Ushtrimi për vithet

MUSKUJT E GJYMTYRËVE TË SIPËRME DHE TË GJOKSIT (m. pectoralis)

Ushtrimi për biceps

Ushtrimi për triceps dhe supin e jashtëm

Ushtrimi për supin e mesëm

Ushtrimi për gjoksin

MUSKUJT E GJYMTYRËVE TË POSHTME + MUSKUJT E GJYMTYRËVE TË SIPËRME

Galuc i hapur + ushtrimi për shpinën

MUSKUJT E GJYMTYRËVE TË POSHTME + MUSKUJT E GJYMTYRËVE TË SIPËRME

Galuc i hapur + ushtrimi për shpinën

Galuc paralel + ushtrime për supin e mesëm

Galuc i hapur + ushtrimi për muskulin e anës së barkut

/Telegrafi/