I ndërtuar mbi bazën e teknologjisë së lartë digjitale – rrjeti 5G, inteligjenca artificiale dhe realiteti virtual – UBT ka ndërtuar konceptin “15 minuta ecje në qytetin e mençur”.
Ky model që përfshinë laboratorë, salla studimi, biblioteka, hube të teknologjisë dhe elemente të tjera, për rektorin e UBT-së, Edmond Hajrizi është një qytet me të gjitha funksionet e jetës për studentët dhe qytetarët, në një hapësirë brenda 15 minutave.
“UBT-ja tani është një sistem që e reprezenton një qytet, pra hapësirë e jetës në formë të qytetit që ka të gjitha funksionet, në miniaturë, prandaj i themi se është një qytet që mund t’i gjej të gjitha funksionet e jetës në një hapësirë që lëviz 15 minuta në këmbë”, shpjegon Hajrizi.
“Arsyeja e 15 minuteshit është që njerëzit të kenë mundësinë që t’i kryejnë funksionet e veta për jetën, në një hapësirë duke mos përdorur transportin, duke mos harxhuar energji të tepruar, duke mos e dëmtuar ambientin dhe me këtë kemi dashur ta bëjmë një model unik apo inovative, besoj edhe në botë, ku reprezentojmë një model të tillë 15 minutësh, pra ku qytetari ka mundësi që t’i kryej të gjitha shërbimet e veta”, shton ai.
Rektori Hajrizi në një intervistë për Telegrafin me redaktorin e ekonomisë Albert Spahiu, thotë se ky qytet i mençur ka një shkallë të lartë të digjitalizimit, të teknologjive të larta siç është rrjeti 5G, IoT, inteligjenca artificiale dhe realiteti virtual.
“Ky qytet i sotshëm dhe i ardhshëm, duhet të jetë edhe i mençur dhe për këtë arsye i kemi vendosur edhe funksionet për ta quajtur të tillë. Një qytet i mençur është atëherë kur ka një shkallë të lartë të digjitalizimit, të teknologjive të larta siç është rrjeti 5G, IoT, inteligjenca artificiale, realiteti virtual dhe kështu me radhë, Gjithashtu, një shkallë e lartë e ndikimit për zhvillim të qëndrueshëm”, thotë rektori i UBT-së.
“Një qytet i mençur është atëherë kur kualiteti i jetës së njeriut është i lartë, ambienti, siguria në punë, së bashku me pjesën e gjelbër të planetit. Me këtë rast, UBT-ja reprezenton pikërisht një model që ka një lloj uniciteti, gjë që po ftohemi që ta prezantojmë, në një hapësirë ku gjejmë edhe pjesën e klinikës, fabrikën, prodhimin e energjisë, pjesën e teknologjisë, artin, kulturën dhe sportin në të gjitha nivelet e jetës”, tregon ai.

Sipas Hajrizit, të gjitha këto prezantojnë një ekosistem inovativ dhe mënyrën praktike të funksionimit të një qyteti.
“Faktikisht këto të gjitha këto janë në miniaturë, ku të gjitha prezantojnë një ekosistem inovativ, pra ne dëshirojmë të japim një mesazh te qytetet tjera, ku kjo vetqëndrueshmëri e rrit shkallën e eficiencës dhe produktivitetin e njëkohësisht ndikohet në zhvillimin e qëndrueshëm”, shprehet Hajrizi.
“Ky model, në miniaturë, e konfirmon në mënyrë praktike e jo simulative, gjendjen reale se çfarë ndikimi ka një qytet i mençur, e si quhet dhe si duket. Ne e kemi bërë Kosovën që të vijnë e ta shohin këtë model”, thotë ndër të tjera ai.

Hajrizi shton se studentët po marrin praktiken profesionale brenda kampusit, në kuadër të qytetit të mençur.
“Në këtë ekosistem të UBT-së kemi studentë, nxënës, profesorë, personel të ndryshëm, kompani si vendore dhe ndërkombëtare, qendrat e inovacionit dhe start-up, ku të gjitha këto funksione janë të lidhura e që të gjitha këto palë të interesit po marrin përfitimet e tyre të jetuarit në një qytet të mençur”, pohon Hajrizi.
“E mira për studentë është se po marrin dije dhe po marrin praktiken profesionale brenda kampusit, pasi të gjitha i kanë në qytet. Nëse këta studentë që studiojnë mjekësinë shkojnë te poliklinika, aty e kanë pacientin dhe të gjitha veprimet klinike. Ndërsa, ai student që studion enterierin shkon në fabrikën e drurit dhe merret me dukuritë industriale. Kolegët e medieve që studiojnë mediet ata kanë televizionin, radion dhe formatet tjera me të cilat studiojnë, pra brenda sistemit i marrim praktikat profesionale dhe përgatiten për tregun e punë”, thekson ai.

Drejtuesi i UBT-së tregon se gjatë vitit 2021 janë gjeneruar 1,000 vende pune brenda hapësirës së qytetit të mençur.
“Në të njëjtën kohë, meqë ka kompani brenda, atëherë mundësia është shumë e madhe që menjëherë të punësohen gjatë rrugëtimit. E kemi të konfirmuar që brenda vitit 2021 janë gjeneruar 1,000 vende të punës brenda kësaj hapësire. Kjo është fal këtij interaktivieti me talentet, me kompanitë dhe një mundësi e mirë për të gjeneruar vende pune”, tregon Hajrizi.
Në këtë intervistë, rektori Hajrizi ka folur për të arriturat dhe sfidat që ka kaluar UBT-ja që nga themelimi dy dekada më parë, projektet, ndërkombëtarizimin e këtij institucioni të lartë arsimor dhe përfitimet e Kosovës në tregun e huaj. /Telegrafi/






Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

21 vite nga hyrja e Euros si monedha e re në Evropë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker