LAJMI I FUNDIT:

​Ramsey nuk luan ndaj Bayernit

​Ramsey nuk luan ndaj Bayernit

Arsenali ka marrë një lajm të keq për mesfushorin Aaron Ramsey.

Në ndeshjen ndaj Watford, uellsiani ka lëshuar fushën më herët për shkak të një lëndimi dhe pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar që ai do të mungojë për tri javë dhe do të humbasë fillimisht derbin e nesërm ndaj Chelseat, kurse nuk do të mund ta ndihmojë Arsenalin as në duelin e Ligës së Kampionëve ndaj Bayernit.


Këtë lajm e ka komunikuar trajneri i Topçinjve, Arsene Wenger. “Ramsey do të mungojë për 21 ditë. Kemi një skuadër të përgjysmuar, por besoj te disa lojtarë të rinj që mund të kryejnë punë”, ka thënë Wenger për Mirror.

Kujtojmë se ndaj Chelseat do të mungojë edhe Granit Xhaka i cili ende po vuan suspendimin prej katër ndeshjes.