LAJMI I FUNDIT:

​Messi fton ish yllin e Real Madridit në dasmë

​Messi fton ish yllin e Real Madridit në dasmë

Lionel Messi do të martohet në mbrëmjen e së premtes.

Konsiderohet si ngjarja më e madhe e vitit 2017, ku Lionel Messi dhe e dashura e tij Antonella Roccuzzo, do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.


Ndonëse dasme e yllit argjentinas do të ketë vetëm 260 të ftuar, në mesin e tyre nuk do të mungojnë shumë futbollistë të njohur që janë edhe miq të pesë herë futbollistit më të mirë të botës.

Lajmet e fundit rreth Lionel Messit
Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Lionel Messit

Siç raporton e përditshmja argjentinas La Nacion në ceremoninë e martesës, Messi ka ftuar edhe ish-futbollistin e Real Madridit, Angel Di Maria, që e ka edhe shok në kombëtaren ‘Albiceleste’.

Të ftuar të tjerë janë edhe Sergio Aguero i Manchester Cityt, Cesc Fabregas i Chelseat, shokët e ekipit, Luis Suarez e Gerard Pique, si dhe braziliani Ronaldinho. Në dasmën e 30-vjeçarit do të mungojë legjenda e futbollit argjentinas, Diego Maradona.