LAJMI I FUNDIT:

​McLaren MSO 720S Stealth unik (Foto)

​McLaren MSO 720S Stealth unik (Foto)

McLaren prezantoi versionin special të 720S, i cili u vulos nga Departamenti i Operacioneve Speciale të MSO-së të këtij prodhuesi.

Për ta bërë McLaren 720S edhe më specifik, MSO e ngjyrosi në “Sarthe Grey”, ndërsa e ashtuquajtura “Vermillion Red” e kuqe u përdor si një hije kontrasti për detajet e mbulesave, rrotave dhe maskave të para.


Përveç kësaj, kjo veturë e jashtëzakonshme është e pajisur me rrota speciale, dhe një kombinim i ngjyrave të ngjashme është i mbështetur brenda automjetit.

McLaren 720S Stealth është bazuar në versionin e performancës 720S, i cili fillimisht është i pajisur me një mori pjesësh dhe elementësh të bërë nga fibra karboni.

Kompania britanike thotë se vetëm për ngjyrën e veçantë të jashtme përdoren 200 orë pune. Megjithëse është përmirësuar në mënyrë vizuale, Stealth 720S nuk ka pasur përmirësime të performancës, dhe kjo makinë, si standardi 720S, përdorë motor twin-turbo 4.0 V8 me 720 kuaj fuqi.

Falë kësaj, makina përshpejton nga 0 në 100 km/h në vetëm nën 3 sekonda. Pesë sekonda më vonë, kursori është tashmë në 200 km/h, ndërsa shpejtësia maksimale është 341 km/h.

Frenimi është aq mbresëlënës – duhet vetëm 4.6 sekonda ose 117 metra për të ndaluar nga 200 në 0 km/h. /kp/Telegrafi/