LAJMI I FUNDIT:

​Lidhja e Selena Gomez dhe The Weeknd bëhet më serioze (Foto)

​Lidhja e Selena Gomez dhe The Weeknd bëhet më serioze (Foto)

Duke kaluar ditët duket që Selena Gomez dhe The Weeknd kanë qenë bashkë gjithmonë.

Këtë e tregojnë takimet romantike të çiftit, puthjet, përqafimet dhe pushimet Evropiane. Por tani çifti kanë kaluar edhe një kohë të rëndësishme së bashku, shkruan “People”.


Menaxheri i The Weeknd, Wassim Saliby, është bërë me fëmijë.

Këngëtari sigurisht që ishte prezent aty dhe postoi një foto në rrjetin social Instagram me fëmijën ku ka shkruan “Xhaxhi Abel”.

Por, nga një kolazh të fotove që ka postuar Wassim në disa foto shihet edhe Selena Gomez, ku tregon që çifti ishin së bashku edhe aty.