LAJMI I FUNDIT:

​Juncker: Serbia dhe Mali i Zi anëtarë të BE-së para 2025

​Juncker: Serbia dhe Mali i Zi anëtarë të BE-së para 2025

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker vlerësoi sot se Serbia dhe Mali i Zi do të jenë anëtarë të Bashkimit Evropian para vitit 2025.

“Unë besoj se këto dy shtete do të jenë anëtarë të Bashkimit Evropian para 2025”, u shpreh Juncker gjatë një konference shtypi në Bruksel me kryeministrin bullgar, Boris Borissov, vendi i së cilit do të mbajë presidencën e radhës së BE-së nga 1 janari.


Në fjalimin e mbajtur për situatën e Bashkimit Evropian në muajin shtator, Juncker ishte shprehur për një zgjerim të mëtejshëm të BE, me integrimin e vendeve të Ballkanit.

Megjithatë ai shtyu në një të ardhme të afërt anëtarësimin e Turqisë, ku vlerësoi se ky shtet po vetëdistancohet me hapa gjigantë nga BE-ja, për shkak të spastrimeve në masë të ndërmarra pas grushtit të dështuar të shtetit në korrik 2016.

BE ka nisur bisedimet e anëtarësimit me Beogradin në janarin e 2014, në vazhdën e normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.

Në trend Botë

Më shumë
Për rezolutën e Srebrenicës, Perëndimi nuk ishte i izoluar siç tha Vuçiq - shumicën e bënë vendet e njohura si

Për rezolutën e Srebrenicës, Perëndimi nuk ishte i izoluar siç tha Vuçiq - shumicën e bënë vendet e njohura si "Jugu Global"

Bosnja
Putini dëshiron

Putini dëshiron "armëpushim sipas linjave aktuale të fushëbetejës", por çfarë nënkupton kjo?

Botë
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime

Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime

Serbia
SHBA: Ndarja nënkupton fund për Republikën Sërpska

SHBA: Ndarja nënkupton fund për Republikën Sërpska

Botë
Raketat ukrainase godasin Krimenë ndërsa Rusia nis stërvitjet bërthamore në atë zonë

Raketat ukrainase godasin Krimenë ndërsa Rusia nis stërvitjet bërthamore në atë zonë

Evropa
Grupi i parë i pilotëve ukrainas diplomohet në trajnimin amerikan për F-16

Grupi i parë i pilotëve ukrainas diplomohet në trajnimin amerikan për F-16

Botë
Kalo në kategori