LAJMI I FUNDIT:

​Gjermani – Itali, formacionet e mundshme

​Gjermani – Itali, formacionet e mundshme

Formacionet e mundshme të ekipeve të Gjermanisë dhe Italisë, që do të ndeshen sonte në çerekfinalen e Euro 2016 në orën 21.00 janë me ndryshime drastike.

Te Italia ka më së shumti dilema për shkak të mungesave të Mottas dhe De Rossit, i cili me shumë gjasa nuk do të luajë.


Pritet që Parolo të tërhiqet në një rol më defensiv për ta vënë Sturaron në qendër. Në sulm pritet të jenë Pelle dhe Eder.

Te Gjermania nuk do të ketë befasi.

Gjermania: Neuer; Kimmich, Boateng, Hummels, Höwedes; Kroos, Khedira; Müller, Ozil, Draxler; Gomez. Trajner: Joakim Low

Italia: Buffon; Barzagli, Bonucci, Chiellini; Florenzi, Sturaro, Parolo, Giaccherini, De Sciglio; Pellè, Eder. Trajner: Antonio Conte.

Gjyqtar: Viktor Kassai (Hungari)