LAJMI I FUNDIT:

​Bundestagu gjerman pritet të akordojë ndihmë financiare për Shqipërinë

​Bundestagu gjerman pritet të akordojë ndihmë financiare për Shqipërinë

Tërmeti që goditi rëndë Shqipërinë, solli një solidarizim nga vende të ndryshme anembanë botës, e sidomos nga vendet partnere të Shqipërisë. Së fundmi, edhe Bundestagu gjerman ka shprehur mbështetjen e tij në këtë kohë të vështirë për vendin tonë.

Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, në legjislaturën e fundit, Gesine Lotzsch, ka deklaruar se do të shikohet së shpejti mundësia e një ndihme financiare nga buxheti gjerman për të prekurit nga tërmeti në vendin tonë.


“Një tjetër mike e mirë e Shqipërisë të cilën patëm rast ta takonim këtu në Bundestag, parlamentin gjerman, kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, në legjislaturën e fundit, Gesine Lotzsch, e cila na premtoi se do të bënte çdo përpjekje që nga buxheti i shtetit të saj të mund të na akordohej një ndihmë e plotë, për të gjithë të prekurit nga tërmeti”, shprehet deputetja Ermonela Felaj.

Ajo shton se e gjithë kjo mbështetje e bën edhe më përgjegjëse qeverinë në përballimin e situatës dhe të pasojave të saj.

“Solidaritetin po e konstatojmë gjithandej dhe kjo duhet të na bëjë sigurisht më përgjegjës në gjithë punën që është duke u kryer për përballimin e pasojave, punë e cila duhet të përmbyllet përveçse me sukses”, deklaroi Felaj./atsh/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori