LAJMI I FUNDIT:

Zaev dhe një delegacion qeveritar sot do të marrin pjesë në Samitin e Triestes

Zaev dhe një delegacion qeveritar sot do të marrin pjesë në Samitin e Triestes

Ashtu siç njoftoi dje Telegrafi Maqedoni, kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, do ta kryesojë një delegacion të lartë qeveritar në Samitin e katërt “BE – Ballkani Perëndimor” në kuadër të Procesit të Berlinit, që do të mbahet sot korrik në Trieste, kumtoi pres shërbimi qeveritar.

Samiti, nën patronazhin e Italisë si kryesuese e Bashkimit Evropian, është organizuar në nivelin më të lartë. Në të do të marrin pjesë kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, zëvendëskryeministra, ministra të Punëve të Jashtme, të Ekonomisë dhe Transportit, burrështetas të lartë të vendit nikoqir, kryetarë dhe kryeministra të disa vendeve evropiane, si dhe përfaqësues të BE-së dhe të Komisionit Evropian, përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, eurokomisari për negociata për zgjerim dhe politikë fqinje, Johannes Hahn, si dhe eurokomisarja për transport, Violeta Bolc.


Kryeministri, Zoran Zaev në kuadër të samitit, krahas takimeve me burrështetasit e lartë evropianë dhe përfaqësuesit e BE-së dhe KE-së, do të realizojë edhe takime bilaterale me kryeministrat e Shqipërisë, Edi Rama, të Serbisë, Ana Bërnabiq dhe të Sllovenisë, Miro Cerar.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë do të ketë takim edhe me Boris Xhonson, ministër i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, i cili në këtë samit do të udhëtojë si përfaqësues i kryeministres, Tereza Mej. Samiti ka për qëllim ta stimulojë lëvizjen e eurointegrimeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të sjellë hapa konkret lidhur me lidhjen e tij infrastrukturore dhe ekonomike. Për këtë dëshmojnë edhe 1,3 miliardë euro të siguruara për Ballkanin Perëndimor, mjete të cilat duhet të shfrytëzohen deri në fund të vitit 2020 për projekte në sferën e infrastrukturës, energjetikës, mjedisit jetësor dhe inovacioneve, të cilat duhet të realizohen në kuadër të Bashkësisë transportuese të Ballkanit Perëndimor e cila me ceremoni solemne do të themelohet me nënshkrimet e kryeministrave të vendeve të rajonit, njofton AIM.

Në kuadër të Samitit të katërt për Ballkanin Perëndimor do të mbahen edhe më shumë programe të rëndësishme shoqëruese, si Biznes forumi për ndërmarrje të vogla dhe të mesme, Forumi për të rinj, Punëtori për luftë kundër korrupsionit dhe debat tematik Dialogu për shoqëri civile. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori