LAJMI I FUNDIT:

Xhavit Haliti: S’kemi arsye të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Xhavit Haliti: S’kemi arsye të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti është shprehur kundër zgjedhjeve të parakohshme të vendit, të cilat ditë më parë i ka kërkuar edhe i pari i kësaj partie, Kadri Veseli.

Haliti tha se s’ka asnjë arsye që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.


“Unë mendoj që s’ka asnjë arsye për të shkuar në zgjedhje të parakohshme”, tha ai.

“Kosova s’është Itali dhe buxheti i saj s’përballon tekat e politikanëve, ne duhet të angazhohemi për të kryer detyrat tona”,  tha Haliti, raporton Gazeta Blic.

Më tej, ai ka veçuar se i vetmi që mund të proklamoj zgjedhjet është kryetari i PDK-së, Veseli.

“I vetmi udhëheqës i partisë që mund të proklamoj politikat e partisë, duke përfshi edhe zgjedhjet, është kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli”, është shprehur Haliti.

Përveç Veselit, edhe disa zyrtarë të PDK-së kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme, një nga ta është edhe zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Isni Kilaj.

Në mungesë të hapave të mëtutjeshëm, të gatshëm për zgjedhje janë treguar edhe përfaqësues të LDK-së, parti kjo me të cilën PDK është në koalicion qeverisës.

Ndryshe partitë opozitare ka kohë që kanë kërkuar zgjedhje të parkoshme me arsyetimin se vetëm në këtë mënyrë do të ketë përmirësime në situatën politike të vendit e cila ka qenë e tensionuar që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, veçmas në këto dy vitet e fundit nga kur prioritet i qeverisë ka qenë zgjidhja e çështjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe Asociacionit.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori