0Shares

Genc Prelvukaj sot ka një arsye më tepër për të festuar.

Këngëtari po merr urime të shumta me rastin e përvjetorit të mbush 36 të lindjes.

Mesin e shumë miqve dhe fansave, Gencin e ka uruar edhe Eni Koci, e cila dyshohet se tashmë është në lidhje me Prelvukajn.

Ajo ka përzgjedhur fjalët më të mira për të uruar Gencin, transmeton Telegrafi.

“Urime ditëlindjen Genc Prelvukaj. Të uroj vit të mbarë, shëndet dhe çdo gjë të mirë. Shumë sukses dhe buzëqeshje në ditët që vijnë. Edhe 100 të tjera”, ka shkruar ajo.

Por që nuk ka munguar as reagimi i reperit, i cili e ka falënderuar atë duke e shoqëruar tekstin me një “emoji” që shpreh dashuri “Faleminderit shume En”, ka shkruar Prelvukaj. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)