LAJMI I FUNDIT:

U mbajte peng për gjashtë vite nga FARK-u: Shqipëria nuk është si Kolumbia (Video)

U mbajte peng për gjashtë vite nga FARK-u: Shqipëria nuk është si Kolumbia (Video)

Emri i saj nga 23 shkurti i vitit 2002 e deri më sot, vazhdon të lakohet në mediat botërore. Ajo u mbajt peng për më shumë se gjashtë vite nga rebelët e FARK-ut në Kolumbi.

Në atë kohë, Ingrid Betancourt ishte kandidate për presidente, një mision i lënë në mes, por jo vendosmëria e saj për të luftuar korrupsionin. Por, edhe sot, 15 vite pas marrjes se saj peng, ajo e ka të vështire të flas për atë ngjarje.


Në gjashtë vitet larg njerëzve të saj, Betancourt rrëfen se shpesh herë mendonte se nuk do dilte dot e gjallë.

“Ishte një si zhurmë në kokën time, e cila çdo herë që unë mendoja se nuk do dilja dot e gjallë, shihja imazhin e fëmijëve të mi dhe thoja: Do të kthehem. Do te kthehem. Nuk ka rëndesi si, por unë do te kthehem”, tregon Betancourt.

Por, ish-politikania kolumbiane ka dhe një mesazhe për politikën shqiptare dhe paralelizmave që hidhen herë pas here duke e quajtur Shqipërinë “Kolumbinë e Evropës”.

“Nuk besoj që është e vërtetë. Ekuacioni i Kolumbisë ishte shumë i komplikuar. Por, ajo që mund të them është që duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm gjithmonë, sepse demokracia është në të vërtetë leva jonë për drejtësinë. Na duhet një sistem drejtësie, në çdo vend të botës, që nuk i bindet politikës. Prandaj, është kaq e rëndësishme pavarësia e tri pushteteve. Ne na duhet pavarësia. Mënyra se si caktojmë gjyqtaret, është thelbi”, thotë Betancourt.

Këtu kandidatja për presidente thotë se ngjashmëritë mes dy vendeve mund të gjenden.

“Në Kolumbi ne kemi provuar shumë mënyra, sepse e kemi atë problem. Shtete të tjera bëjnë gjera të tjera. Por, për sa kohe te keni një polici të pastër, shkëmbim të mirë të informacioneve me fqinjët tuaj dhe të bashkëpunoni me ta, për sa kohë të keni politikane të përkushtuar që mos të kenë lidhje me mafien, e cila nënkupton, mos marrjen e parave të mafies për t’u zgjedhur. Kjo është bërthama e problemit. Dhe, nga eksperienca ime, është shumë e rëndësishme që të veprohet shpejt, sepse nëse kanceri ju prek, atëherë do të keni metastaza dhe një vend të tërë që mendon në mënyrë tjetër, kur njerëzit e mirë mendojnë që e vetmja mënyrë për të qenë i suksesshëm, është që të bëhesh i keq”, shprehet Betancourt. /Top Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori