LAJMI I FUNDIT:

Trungu i pemës shkatërron veturën, shoferi shpëton pa lëndime (Foto)

Trungu i pemës shkatërron veturën, shoferi shpëton pa lëndime (Foto)

Sonny Dixon ka qenë duke e vozitur me makinën e tij Corvette nëpër Karolinën e Jugut të Shteteve të Bashkuara, kur i ka rënë sipër një trup gjigant i pemës.

Megjithëse në imazhe duket se shoferi ka mbetur në vend, mësohet se ai ka shpëtuar i palënduar, transmeton Telegrafi.


“Nuk dija çfarë po ndodhte, vetëm kur pashë një trung prapa kokës sime”, ka thënë Dixon lidhur me rastin.

Fqinjët kanë vepruar me shpejtësi për ta nxjerr, sepse i ishin bllokuar dyert dhe nuk mund të dilte. /Telegrafi/