Gjithë buzëqeshje, presidenti Donald Trump ka mirëpritur Kancelaren gjermane Angela Merkel në Shtëpinë e Bardhë vetëm pak çaste më parë, në takimin e parë personal mes tyre që kur ai e kritikoi ashpër gjatë fushatës presidenciale të 2016-s.
Axhenda e tyre përfshin diskutime mbi forcimin e NATO-s, luftën ndaj grupit të Shtetit Islamik, si dhe zgjidhjen e konfliktit të Ukrainës, çështje këto që kërkojnë bashkëpunim të ngushtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë.
Takimi, i cili u shty nga e marta për shkak të stuhisë dimërore që preku SHBA-të, do të kulmojë me një konferencë të përbashkët për shtyp më vonë gjatë ditës.
Trump dhe Merkel buzëqeshën përballë kamerave në Zyrën Ovale në nisje të takimit mes tyre, me presidentin që nxiti gazetarët të “dërgonin mbrapsht në Gjermani një foto të bukur”. Presidenti u tha më tej reporterëve të pranishëm se, bashkë me Merkelin do të diskutonin “shumë gjëra” në përballjen e tyre të parë gjatë presidencës së tij.
Takimi kokë më kokë mund të jetë edhe një rinisje e marrëdhënieve të komplikuara nga retorika e Trumpit gjatë fushatës për t’u bërë president. Ai kaloi një pjesë të mirë të 2016-s duke kritikuar kancelaren, duke e akuzuar atë se e “rrënoi” Gjermaninë me lejimin e fluksit të refugjatëve nga Siria. Megjithatë, ai gjeti edhe mënyra për të shfaqur respektin e tij ndaj saj. Kur një stacion televiziv i kërkoi atij në shtator të thoshte një emër udhëheqësi botëror që e admironte vërtet, ai përmendi pikërisht Merkelin.
Në takimet e tij të para me udhëheqësit botëror që prej ardhjes në detyrë, Trump ka mbajtur një qëndrim më diplomatik publikisht, përfshi këtu atë me kryeministrin japonez Shinzo Abe dhe kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu. Por Merkeli duket se do të jetë një vizitore e ndryshme, pasi ka pasur lidhje të forta edhe me presidentin Barack Obama. /Top Channel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë