LAJMI I FUNDIT:

Thaçi kërkon nga spektri politik të gjejë zgjidhje për Demarkacionin

Thaçi kërkon nga spektri politik të gjejë zgjidhje për Demarkacionin

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se i gjithë spektri politik në Kosovë duhet të ulet dhe të gjejë një zgjidhje rreth Demarkacionit me Malin e Zi.

“Mos kalimi i Demarkacionit i ka lënë qytetarët pa liberalizim të vizave. Ky është kusht i Bashkimit Evropian, i cili nuk ka qenë për vendet e rajonit”, ka thënë Thaçi në një intervistë për RTK-në


Presidenti i vendit shpreson se zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit do të jenë fer, demokratike, gjithëpërfshirëse, me standarde të larta dhe që rezultati i tyre do të pranohet nga të gjithë.

Thaçi, i cili për herë të parë nuk do të jetë pjesë e kësaj procesit zgjedhor, ka thënë se nuk i mungon gara elektorale dhe se do të jetë i përkushtuar në obligimet e tij që ia jep Kushtetuta dhe ligjet e vendit.

“Si president i vendit edhe pse nuk  jam pjesë e garës elektorale jam i përqendruar me tërë qenien time në dy segmente që më jep lejon Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës dhe që e kam obligim dhe përgjegjësi të punoj.

E para është krijimi i mundësisë për organizimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike dhe e dyta që njerëzit sa më masovikisht të dalin dhe të marrin pjesë në procesin elektoral. Pse në këto dy procese? Për arsye si përfaqësues i unitetit politik dhe qytetarë në Kosovë, duke bashkëpunuar ngushtë edhe me partitë politike, të cilat i falënderoj të gjitha që iu kanë përgjigjur ftesës time për caktimin e datës së zgjedhjeve, gjithashtu me mediat por edhe me qytetarët është duke u ndërtuar një frymë për zgjedhje të mirëfillta të standardit të lartë, zgjedhje moderne evropiane, por në të njëjtën kohë edhe me një përfshirje të gjerë.

Kështu që mund të them lirisht se ndihem me përgjegjësin më të lartë shtetërore, si një mundësi e re për organizimin e zgjedhjeve të cilat janë jetike për katër vitet e ardhshme. Nëse më pyesni se a më mungon kjo garë elektorale apo jo mund të them se nuk më mungon, por mund të them se qind përqind do të jem në krye të obligimeve të mia kushtetuese dhe ligjore”, ka theksuar presidenti Hashim Thaçi në emisionin “Monitor” në RTK. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori