LAJMI I FUNDIT:

Spurs të fortë për Lakers (Video)

Spurs të fortë për Lakers (Video)

Mungojnë dy ekipet kryesuese të secilës Konferencë, por në fushë kanë zbritur ekipet e tjera rivale për titull në NBA, që nuk kanë zhgënjyer në takimet e luajtur mëngjesin e sotëm.

San Antonio mbetet forca e dytë në Perëndim, pas fitores 119-98 ndaj Lakers, ndeshje e dominuar nga Spurs, që korri fitoren e 45-të sezonale.


Leonard me 25 pikë ishtë shënuesi më i mirë, ndërkohë që 54 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit. Pas kohës shtesë fitojnë Clippers, ekipi tjetër i Los Angelosit, që mundi 124-121 Charlotte, me Blake Griffin që e mbylli takimin me 43 pikë e 10 kërcime.

Për Charlotte u dallua dyshja Batum-Walker, që realizoi 65 pikë, por që mbetën për statistikë.

Triumf edhe për Oklahoma Thunde, që fitoi 118-110 New Orleans, duke qenë mes ekipeve pretendente në Perëndim, ndeshje ku i zakonshmi Russell Westbrook realizoi 41 pikë, 11 kërcime e 11 asistime, duke qenë kandidati kryesor për trofeun MVP.

Nuk zhgënjen Toronto, që në fushën e tij mundi 112-106 Portland, duke konsoliduar pozitat në Lindje (i katërti).

DeRozan me 33 pikë ishtë shënuesi më i mirë, duke u mbështetur edhe nga Ibaka me 19 pikë e 10 rebaund. Një fitore të rëndësishme jashtë fushe korri Boston, që mundi 104-98 Detroit, duke qenë forca e dytë në Lindje (titullarët e Celtics realizuan të gjithë mbi 10 pikë). Surprizë fitorja e Utah Jazz, 102-92 në fushën e Washington (Hayward 30 pikë).

REZULTATET E SOTME

Lakers – San Antonio, 98-119
Milwaukee – Phoenix, 100-96
Denver – Memphis, 98-105
Washington – Utah Jazz, 92-102
Detroit – Boston, 98-104
Toronto – Portland, 112-106
Oklahoma – New Orleans, 118-110
Clippers – Charlotte, 124-121

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori