0Shares

Rezultati i ushtrimeve të Kegelit janë eksitimi më i madh gjatë seksit, forcojnë tonusin e vagjinës pas lindjes, por edhe pengojnë urinimin e padëshiruar në moshën e pleqërisë.

Praktikoni ushtrimet për çdo ditë! Kjo ndihmon gratë që të rifitojnë kontrollin mbi fshikën e urinës pas lindjes, por edhe rrisnin intensitetin e orgazmave.

Bëhet fjalë për ushtrime të muskujve të legenit, të cilët, sikur muskujt tjerë në trup, nëse nuk janë aktivë mund të humbin fuqinë e tyre. Ata mund të jenë shumë të ngarkuar, dhe njëri nga shkaktarët kryesorë është stresi fizik dhe psikik.

Femrat të cilat në mënyrë të rregullt praktikojnë ushtrimet Kegel, kanë qarkullim më të madh të gjakut në regjionin e legenit, që rezulton me shëndet më të mirë seksual dhe përvojë të plotë seksuale.

Këto ushtrime janë edhe pjesë e tretmaneve për femra të cilat kanë dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale, por që në përgjithësi forcojnë intensitetin e orgazmës femërore.

Edhe meshkujt duhet që t’i ushtrojnë muskujt e tyre të legenit, të cilët do t’u ndihmojnë në qarkullimin e gjakut në pjesën e poshtme të legenit dhe të përmirësojnë jetën seksuale dhe përjetimin më të mirë të orgazmës.

Përveç kësaj, ushtrimet Kegel mund të ndihmojnë në rregullimin dhe zgjatjen e ejakulimit. Kjo është posaçërisht e rëndësishme për meshkujt të cilët kanë problem me ejakulimin e hershëm.

Ushtrimet Kegel nuk përfshijnë muskujt analë, muskujt e barkut, ijëve dhe vitheve. Muskujt e legenit janë ato që duhet t’i përdorni për të ndalur urinimin.

Ushtrimi 1

Mundohuni të ndaloni rrjedhën e urinës gjatë urinimit. Nëse këtë e arrini, ju keni përdorur muskulin e duhur.

Ushtrimi 2

Mundohuni të ndaloni jashtëqitjen, apo paramendoni se ju duhet të ndaloni gazrat. Shtypeni muskulin për të cilin mendoni se është i duhuri. Nëse keni ndjenjën se muskuli po “tërhiqet” përpjetë, ju keni identifikuar muskulin e dytë të rëndësishëm për bërjen e ushtrimeve Kegel.

Ushtrimi 3

Luteni mjekun tuaj (ose bëjeni këtë eksperiment) që të kontrollojë gjendjen e muskujve të legenit gjatë kontrollimit gjinekologjik. Nëse ndjehet një shtypje në gisht i cili është në vagjinë, ushtrimin jeni duke e bërë mirë.

Shtrëngimet dhe lëshimet themelore të muskujve të legenit të poshtëm

Uluni në gjunjë, anash apo në bark, me këmbë të hapura dhe me gjoksin e relaksuar. Tërhiqeni pjesën e poshtme të legenit dhe shtypeni. Duhet që të ndjeni se si muskujt nga anash shtrëngohen kurse nga brenda bëhen më të ngarkuar.

Koncentrohuni në muskujt e përparmë rreth fshikëzës dhe vagjinës.

Vendoseni dorën mbi kockën mbrojtëse dhe ngrijeni trupin kah dora, sikur të shtypni kanalin e lindjes. Mbajeni atë pozitë dy-tri sekonda dhe pastaj lëshohuni lirshëm.

Kudo dhe kurdo

▪ Ushtrimi i parë i Kegelit nënkupton shtypjen e muskulit për tre sekonda dhe relaksimin për tre sekonda, dhe pastaj prapë shtypjen.

Fillimisht bëni 10 ushtrime në seri tri herë në ditë. Nëse e keni të vështirë të mbani të shtypur muskulin për tre sekonda, mjafton edhe një sekondë, e kohen tjetër vazhdojeni me shtrëngimin e muskulit.

Përparësitë e këtyre ushtrimeve janë se mund t’i bëni kudo dhe kurdo dhe askush nuk mund ta hetojë se jeni duke ushtruar.

▪ Ushtrimi i dytë Kegel dallon nga i pari për atë se shtrëngimin dhe lëshimin duhet ta bëni sa më shpejtë që është e mundur.

▪ Në ushtrimin e tretë zhvendosuni në cilëndo pozitë të përshtatshme.

Paramendoni sikur jeni në ashensor i cili lëviz. Sa më lartë lëvizni dhe i afroheni secilit kat të radhës, në atë mënyrë sa më shumë shtrëngoni muskujt, mirëpo në atë mënyrë që të mos humbni aspak nga tensioni të cilin e fitoni në mënyrë progresive. Në fund lëshohuni tërësisht.

Ushtrimin e muskujve të legenit të poshtëm gjithmonë përfundojeni me një tërheqje ashtuqë të ktheheni në pozicionin fillestar.

Aplikimi cilësor i ushtrimeve është më i rëndësishëm se sa numri i përsëritjeve. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)