LAJMI I FUNDIT:

Shoku i Ronaldos ia zbulon nofkën e fëmijërisë (Foto/Video)

Shoku i Ronaldos ia zbulon nofkën e fëmijërisë (Foto/Video)

Një nga shokët e fëmijërisë e ka zbuluar nofkën që me të është njohur Cristiano Ronaldo kur ishte fëmijë.  

Këtë e tregon Ricardo Santos, që ka luajtur me Cristiano Ronaldo kur ishin fëmijë në klubin e amatorëve CF Andorinha in Madeira.


Santos ka tregua se si ka qenë të luash në një skuadër me katër herë fituesin e ‘Topit të Artë’.

Festa e golit të shënuar ndaj Suedisë

Ai ka thënë se Ronaldo ka pasur dhunti dhe që në moshën nëntë vjeçare e bënte diferencën.

Por ylli i Real Madridit, e ka pasur zakon të qajë sa herë që ka humbur, ose kur dikush nuk ia ka pasuar topin.

“I thoshim se ishte fëmija që qanë, sepse Ronaldo që atëherë donte me çdo kusht të fitonte dhe, kur humbte apo djemtë e tjerë nuk ia pasonin topin, e kishte për zakon të qante”, ka thënë Santos për Reuters.

Disa foto kur Ronaldo ishte fëmijë

Kjo nofkë nuk i ka bërë keq Ronaldos, pasi sot është një nga lojtarët më të mëdhenj në histori.

Ai e ka fituar Topin e Artë katër herë, ndërsa ka shënuar mbi 550 gola në karrierën e tij.

Ronaldo ka fituar katër tituj të ligave, tri Liga të Kampionëve dhe një Kampionat Evropian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori