Kremrat dhe produktet antirrudhë janë zgjedhja e parë e shumë grave, për të shmangur rrudhat. Por këto produkte nuk janë të vetmit. Në vend që t’i luftoni rrudhat me kremra shpesh të kushtueshëm apo me operacione kirurgjikale, përse nuk provoni produktet natyrale?
Është zbuluar që disa produkte ushqimore ndihmojnë për të luftuar rrudhat në mënyrë të natyrshme. Ja disa prej tyre…
Veza
Ndani të bardhën e vezës në një tas. Masazhojeni këtë përbërje mbi lëkurë dhe lëreni të thahet për të paktën 15 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët. E bardha e vezës përmban vitamina E dhe B, efikase kundër përkeqësimit të membranave qelizore dhe për mbrojtjen nga rrezet ultraviolet.
Vaj ulliri
Tashmë njihen karakteristikat e vajit të ullirit për të ndihmuar lëkurën të qëndrojë e butë dhe e mbrojtur. Provoni të masazhoni lehtësisht disa pika nga vaji në fytyrë përpara se të shkoni të flini dhe e mbuloni atë me një peshqir të butë.
Mesazhi antirrudhë
Merrni pak pambuk, ngjyejeni me tonikun tuaj të fytyrës dhe përdoreni për të masazhuar disa minuta fytyrën tuaj. Përqendrojeni mesazhin në zonat kritike për rrudhat si për shembull rreth syve, ballit dhe qafës. Nëse ju dëshironi të shijoni një moment relaksimi, ju duhet të konsultoheni në një qendër shëndetësore ose estetike dhe të përfitoni një trajtim relaksues për fytyrën.
Fruta dhe perime
Frutat e freskëta dhe perimet, në përgjithësi ato me vitaminë A dhe D, ju ndihmojnë për të mbajtur fytyrën të freskët dhe të tonifikuar. Mungesa e vitaminës A, në fakt, është një nga shkaqet tharjes së epidermës, pra të formimit të rrudhave. Vitamina A stimulon prodhimin e kolagjenit, favorizon rigjenerimin qelizor, ndriçon tonin e fytyrës dhe heq njollat e errëta të formuara nga dielli apo nga mosha.
Lëng limoni
Prisni një kokërr limon në gjysmë dhe masazhojeni një pjesë mbi rrudhat e fytyrës. Aciditeti i lëngut të limonit e bën lëkurën më të lëmuar dhe zvogëlon shfaqjen e rrudhave. Nëse e aplikoni të freskët, limoni ndihmon edhe për zbardhjen e njollave të lëkurës falë përmbajtjes së acidit askorbik. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi ndryshon trupi i gruas pas humbjes së virgjërisë
Estetistja Simoneta Bajrami po zhvillon trende të reja - ajo tregon se me ardhjen e pranverës janë shtuar kërkesat për trajtimet estetike
Mango Resort – Koleksioni i pasur me ngjyra
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Prindërit në Danimarkë i lënë fëmijët të flenë jashtë dhe thonë se kanë një arsye të mirë për këtë
Pesë trende të veshjeve minimaliste që duhet të provoni këtë sezon
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë