LAJMI I FUNDIT:

Serbia insiston në vendosjen e “linjës së nxehtë” me Kosovën

Serbia insiston në vendosjen e “linjës së nxehtë” me Kosovën

Këshilltarja e presidentit të Serbisë, Stanislava Pak, pret intensifikimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Ajo tha se pret vendosjen kontakte të drejtpërdrejta, në mënyrë që të zgjidhen çështjet operative.


Pak theksoi se Presidenti Tomislav Nikoliq, i cili së bashku me Kryeministrin Vuçiq do të marrë pjesë në bisedimet e sotme në Bruksel, tregoi se Serbia është e përkushtuar absolutisht për paqe, dialog dhe biseda.

“Nuk ka nevojë për retorikë ndezëse. Serbia nuk dëshiron konflikte dhe tensione në rajon, siç ka thënë edhe Presidenti Nikoliq”, ka thënë Pak për RTS.

Ajo gjithashtu theksoi se pritet që problemet operative të parandalohen me komunikim të drejtpërdrejtë, nëse është e nevojshme me krijimin e një linje të “nxehtë” telefonike, transmeton Express.

Me rastin e vlerësimit të diplomatëve evropianë se ardhja e delegacionit të Beogradit dhe Prishtinës në nivel të lartë është një shenjë e mirë, Pak tha se kjo tregon shenjën e përgjegjësisë së madhe për të marrë përgjegjësitë në nivelin më të lartë, dhe se çdo gjë që është rënë dakord nga Beogradi do të zbatohet.

“Ne duam zbatimin e marrëveshjeve edhe nga Prishtina”, ka thënë Pak, duke vënë në dukje se “deri më tani marrëveshjet vlenin vetëm për Beogradin, por jo edhe për në Prishtinën dhe pritet që në ditët e ardhshme ata do të implementojnë atë që është dakorduar”.

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori