LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy S4 vjen në maj?

Samsung Galaxy S4 vjen në maj?

Javën e kaluar kishte thashetheme të cilat pohonin se Samsung mund të nxjerr në treg telefonin e shumë-pritur Galaxy S4 në këtë edicion të CES, gjatë kësaj jave, ndërsa tani duket se do të na duhet të presim edhe pak më të gjatë se kaq, gjithnjë nëse bazohemi sipas informatave të fundit.

Faqja zyrtare e Samsung në Facebook, përkatësisht dega e kompanisë për Libanin ka postuar një njoftim në të cilin thuhet se Samsung Galaxy S4 do të paraqitet në treg gjatë muajit maj të këtij viti.

Pas këtij njoftimi i cili vinte nga një adresë zyrtare e Samsung, postimi është fshirë dhe tani nuk dihet nëse kjo informatë është ende valide, apo është bërë vetëm sa për ta rritur diskutimin për modelin më të përfolur të telefonit Android.


Siç është thënë deri më tani, Samsung Galaxy S4 do të ketë ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.99 inç në teknologjinë Super AMOLED Full HD dhe rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve.

Bashkë me këto karakteristika, Samsung Galaxy S4 gjithashtu do të jetë i pajisur me procesorin quad core 2GHz Samsung Exynos 5450 dhe Mail-T658 GPU, 2GB RAM dhe kamerën e pasme me 13 mega-piksel, dhe atë frontale me 2MP. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Shikoni trailerin e vazhdimit të video-lojës

Shikoni trailerin e vazhdimit të video-lojës "Horizon: Forbidden West"

Lojëra
Kalo në kategori