LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi dërgon vëzhguesit për t’i parë nga afër pesë yje të Kampionatit Evropian U-21

Real Madridi dërgon vëzhguesit për t’i parë nga afër pesë yje të Kampionatit Evropian U-21

Real Madrid ka dërguar disa vëzhgues nga departamenti i drejtorit sportiv në Poloni  ku do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kampionatit Evropian për 21 vjeç. 

Los Blancos kanë traditë me blerje nga kjo garë pasi kanë nënshkruar me disa lojtarë që kanë shkëlqyer në këtë nivel.


Royston Drenthe në vitin 2007, Mesut Ozil dhe Sami Khedira në vitin 2009 dhe Asier Illarramendi e Isco në vitni 2013.

Ozil dhe Khedira me Gjermaninë U21

David de Gea ishte pëlqyer shumë në vitin 2011, por nuk arritën ta bindin të bashkohet me Los Blancos.

Në skuadrën e Albert Celades gjendet Marco Asensio që është pjesë e Real Madridit dhe do të shikohet loja e tij nga afër edhe pse ky i fundit e ka bindur që moti klubin.

Dani Ceballos i Real Betis është një lojtar që pëlqehet shumë.

Sandro Ramirez po ashtu ka treguar formë të mirë dhe nëse Alvaro Morata dhe Cristiano Ronaldo largohen brenda këtij afati, ai ka gjasa të bashkohet me klubin nga Santiago Bernabeu.

Ish lojtari i Barcelonës, ka oferta nga Everton dhe Atletico.

Lojtar që nuk është spanjoll dhe Real Madridi e do në skuadër është portieri italian Gianluigi Donnarumma, ndërsa në garë është edhe portieri spanjoll Kepa Arrizabalaga.

I fundit është Marcos Llorente që do të shikohet nga krerët e klubit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori