LAJMI I FUNDIT:

Rama: PD të vijë në Parlament për Vettingun

Rama: PD të vijë në Parlament për Vettingun

Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje opozitës që të mos përdorë protestën dhe bojkotin e Parlamentit si alibi për të bllokuar procesin e Vettingut.

Duke folur në një aktivitet për promovimin e femrës në Policinë e Shtetit, kreu i qeverisë ftoi opozitën të dërgojë në Komisionin e Reformës në Drejtësi përfaqësuesit e saj.


“Respekt i sinqertë për çdo njeri të zakonshëm që proteston, por jo për organizatorët e një proteste që bojkotin e Parlamentit e ka instrument për të bllokuar vetting-un. Le të provojnë të kundërtën, le të vazhdojnë të protestojnë, le të vazhdojnë ta bojkotojnë Parlamentin dhe le të çojnë atje 3 njerëz që i përfaqësojnë për të ngritur komisionet, që populli shqiptar, përmes Parlamentit dhe me Kushtetutën në dorë, të shpëtojë nga kthetrat e këtyre “killerëve” të veshur me toga të zeza”, tha Rama.

Ashpër foli edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili u shpreh për disa armiq të Policisë së Shtetit: “Fronti i së keqes nuk e do policinë më të mirë, fronti i së keqes nuk do drejtësi. Armiku më i madh i policisë është gjyqtari që liron kriminelin, gjyqtari që vjedh pronën e dikujt, legjitimon vjedhjen e pronës së dikujt dhe pastaj shfaqet prapë konflikti përpara policisë”./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori