LAJMI I FUNDIT:

Rama ndryshon zëvendësministrat në ministritë teknike

Rama ndryshon zëvendësministrat në ministritë teknike

Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar disa prej zëvendësministrave në dikasteret që sot kalojnë nën drejtimin e ministrave teknikë.

Në ministrinë e Shëndetësisë vjen Mira Kapisyzi, te ministria e Brendshme Rovena Voda, te Financat rikthehet Irena Beqiraj, në ministrinë e Arsimit Gerti Janaqi dhe në atë të drejtësisë zëvendësministre do jetë Etilda Gjonaj.


Ndërkohë sot pasdite mblidhet Kuvendi në një seancë të jashtëzakonshme për të miratuar ndryshimet në qeveri, paketën për zgjedhjet, komisionet e vettingut, si dhe kreu i ri i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Emrat e zëvendëskryeministres dhe 6 ministrave teknike qe propozoi Partia Demokratike u pranuan nga Kryeministri Rama dhe u dekretuan nga Presidentit Bujar Nishani.

Rama dhe Basha u takuan në mbrëmjen e së dielës në Pallatin e Kongreseve për të dakordësuar emrat, si edhe kandidatët për kreun e KQZ-së dhe Avokatit të Popullit. Presidenti Nishani zyrtarizoi 25 qershorin si datën e re të zgjedhjeve parlamentare, ku njëherësh do të mbahen edhe zgjedhjet për kryebashkiak në Kavajë.

Janë ndryshuar edhe emrat e disa prefektëve, Admir Abria në Tiranë, Pandi Papando në Korçë,Vasil Bregu në Fier, Ardit Demiri në Elbasan, Emiljan Jani në Durrës, Ardit Kaja në Dibër dhe Valbona Zylyftari në Berat. /Tch/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori