LAJMI I FUNDIT:

Qëndroi mes yjeve: Vdes amerikani i parë që 54 vite më parë fluturoi në hapësirë (Foto)

Qëndroi mes yjeve: Vdes amerikani i parë që 54 vite më parë fluturoi në hapësirë (Foto)

Ish-astronauti dhe Senatori, John Glenn ka vdekur sot në moshën 95-vjeçe. Ai vdiq në qendrën mjekësore “Ohio State University Veksner”.

Kujtojmë, se më 20 shkurt të vitit 1962 kishte fluturuar në misionin “Miqësia 7” dhe kështu arriti të futet në histori. Ai është amerikani i parë i cili vizitoi orbitën e Tokës, transmeton Telegrafi.


Ai ishte pilot i korpusit të marinës amerikane dhe anëtari i fundit i mbetur i grupit “Seven Mercury”, të pilotëve elitar testues të përzgjedhur nga NASA për të drejtuar anijen kozmike eksperimentale Mercury, që edhe u bënë astronautët e parë amerikanë.

2

Në vitin 1965, Glenn u pensionua nga ushtria dhe dha dorëheqja nga agjencia hapësinore NASA, me qëllim që të mund të kandidojë për një post publik. Si anëtarë i Partisë Demokratike, Glenn u zgjodh që të përfaqësojë Ohion në Senatin amerikan nga viti 1974 deri më 1999.

Në vitin 1978 mori medaljen hapësinore të nderit nga Kongresi, ndërsa në vitin 2012 edhe medaljen Presidenciale të Lirisë. Fotografia e tij është futur në sallën e astronautëve të famshëm të viteve të 90-ta.

3

Ndërsa sa ishte aktiv si senator, më 29 tetor të vitit 1998 ai u shpall personi më i vjetër që ka fluturuar në hapësirë (77-vjeç), dhe personi i vetëm që ka fluturuar në programet e Mercury dhe të Space-Shuttle. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori