LAJMI I FUNDIT:

Pse dhe si u rrit Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit? (Video)

Pse dhe si u rrit Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit? (Video)

Në RTV Dukagjini është duke u zhvilluar një debat rreth asaj se pse dhe si u rrit Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit në Kosovë.

Në këtë debat, përcjell Telegrafi, përveç analistit Imer Mushkolaj, të pranishëm janë edhe Valmir Ismajli nga D+, si dhe Yll Rugova dhe Ilir Ibrahimi.


E lidhur me këtë çështje Imer Mushkolaj mendon se rritja e votave të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit ka ardhur kryesisht si pasojë e qeverisjes qendrore nga dy partitë, PDK dhe LDK.

Ai, në një debat në RTV Dukagjini ka thënë se kjo rritje ka ardhur edhe për shkak të konsistencës në të bërit opozitarizëm të VV-së.

“Nëse nuk do të hyjë në qeveri, rezultati në zgjedhjet lokale do të vazhdojë të ndiqet nga kjo frymë. Por edhe nëse hyn në qeveri, zgjedhjet janë shumë afër dhe kjo frymë do të mund të vazhdojë”, vlerëson Mushkolaj.

Ndërkaq duke folur për mundësinë e prezencës së VV-së në qeverinë e ardhshme të Kosovës ka thënë se ky subjekt, pavarësisht pretendimeve të dikujt, ka kuadro të mjaftueshme për të qeverisur.

“Me rëndësi është që parimet e qeverisë të jenë të duhura, pavarësisht se mund të jetë në koalicion me ndonjë parti tjetër”, ka thënë ndër tjerash Mushkolaj në DEBAT D PLUS në RTV Dukagjini. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori