LAJMI I FUNDIT:

Prindërit e mbajtën vajzën në “kuti plastike” dhe e torturuan për 15 vjet

Prindërit e mbajtën vajzën në “kuti plastike” dhe e torturuan për 15 vjet

Një çift bashkëshortor nga New South Wales i Australisë, e kanë mbyllur vajzën e tyre në një “kuti plastike”, ku e kanë torturuar dhe dhunuar seksualisht për 15 vjet rresht.

Ata janë dënuar me burg, pasi janë gjetur fajtorë se kanë abuzuar me fëmijën, që kur ishte katër vjet e gjysmë, derisa i mbushi 19 vjet, transmeton Telegrafi.


Babai që tani është 59-vjeçar, e rrihte, derisa e mbante të zhveshur dhe të lidhur për dysheme ose për disa pjesë anësore.

Ai shfrytëzonte gjëra të ndryshme ndëshkimi, si kovën me ujë ku ja fuste kokën, e lidhte me tela me gjemba, e detyronte të hante spec djegës si dhe e frikësonte me motosharrë.

Që nga mosha tetëvjeçare, nëna e kishte mësuar se si të kryente marrëdhënie seksuale, që ta kënaqte të atin sa më shumë.

Ky krim është zbuluar, kur viktima tash 24-vjeçare ka treguar në një spital psikiatrik se çfarë ndodhë në shtëpinë e saj.

Mësohet se babai është dënuar me 48 vjet burg nga një gjykatë në Sidnei, ndërsa ka drejtë ankese pasi të qëndrojë 36 vjet prapa grilave. /Telegrafi/