LAJMI I FUNDIT:

Popovich konfirmon se Leonard mungon në ndeshjen e dytë, shpërthen ndaj GSW-së dhe Pachulias

Popovich konfirmon se Leonard mungon në ndeshjen e dytë, shpërthen ndaj GSW-së dhe Pachulias

Trajneri legjendar i San Antonio Spurs, Gregg Popovich, ka konfirmuar se lojtari më i mirë në botë, Kawhi Leonard, do të mungojë në ndeshjen e dytë ndaj Golden State Warriors, pas lëndimit të qëllimshëm që iu shkaktua nga qendra e Golden State, Zaza Pachulia.

Ishte qendra e Golen State Warriors ai që e lëndoi qëllimisht Kawhi Leonard në çerekun e tretë të ndeshjes së parë finale të konferencës së Perëndimit, që detyroi lojtarin më të mirë të Spurs dhe lojtarin më të mirë defensiv dy vitet e fundit në botë, Leonard, që të lëshojë parketin.


Në momentin e largimit Leonard kishte 26 pikë dhe Spurs kishin një avantazh prej 23 pikësh, një avantazh i cili humb nga Spurs që humbën momentumin dhe Golden State fitoi me dy pikë epërsi në fund 113-111.

Një ditë pas këtij dueli është Gregg Popovich ai që ka konfirmoi se Leonard do të mungojë në ndeshjen e dytë, teksa nuk hezitoi të akuzojë ekipin kundërshtar për lëndim të qëllimshëm.

“Leonard nuk luan as në ndeshjen e dytë. Dëshironi të dini se si ndihemi pas asaj që ndodhi dje? Ne ishim duke fituar 23 pikë dhe në çerekun e tretë ata e rrëzojnë ashtu Leonardin në atë mënyrë? Është e papranueshme mënyra se si Zaza Pachulia dëmtoi Leonardin në atë formë dhe kaloi pa u dënuar. Leonard aty potencialisht ka mundur të lëndojë edhe krahun dhe të përfundojë edhe karrierën. Pyesni tash bashkëlojtarin e tij David Ëest se çka mendon për të, ai e njeh më së miri Zazan nga përballjet me Dallasin. Ne e dimë çka do të ndodhë në Lindje, kush do të shkojë në finale”.

“Por, ne po luajmë ndaj ndoshta ekipit më të mirë në kampionat. 9.57 njerëz nga 10 të tillë mendojnë se nuk kemi shanca ndaj Golden State. Dhe ne në çerekun e tretë ishim duke avansuar me 23 pikë ndaj këtij ekipi dhe ata rrëzojnë lojtarin tonë më të mirë në një mënyrë kaq të ndyrë? Dhe ju na pyesni se si po ndihemi”, deklaroi Popovich pas stërvitjes të së hënës.

Golden State Warriors e pret sërish San Antonion pa Leonardin në ndeshjen e dytë të mërkurën në ora 03:00 të mëngjesit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori