LAJMI I FUNDIT:

Pas dorëheqjes prej FFK-së, ‘Kamishi’ kërkon dorëheqjen e ministrit Shala

Pas dorëheqjes prej FFK-së, ‘Kamishi’ kërkon dorëheqjen e ministrit Shala

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu në Ballë për Ballë të Klan Kosovës ka thënë se ai ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij brenda Federatës së Futbollit të Kosovës pasi konsideron se e ka përmbushur misionin e tij, pas pranimit të Kosovës në FIFA dhe UEFA.

“Me mish, shpirt e zemër jam me sportin. Mirëpo pas pranimit në FIFA dhe UEFA misioni është përmbushur, ndaj detyrat e mia janë ndaj votuesve”.


“Menjëherë pas pranimit në këto dy organizata i kam ofruar dorëheqjen kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës. Por pas insistimit të tij për të vazhduar bashkëpunimin edhe për pak kohë, sidomos në organizimin e ndeshjeve, kjo ka ndodhur tani. Misioni im atje ka përfunduar me pranimin në këto dy organizata”.

Ai ka deklaruar se ka qenë një nga bartësit e procesit të anëtarësimit të futbollit kosovar në këto dy organizata, edhe kur ka qenë shumë e vështirë edhe të mendohet në atë drejtim, njofton Klan Kosova.

Vokrri: Kjo është arsyeja pse u larguan Haxhiu e Hoxha
Lexo po ashtu Vokrri: Kjo është arsyeja pse u larguan Haxhiu e Hoxha

“Në fillim të vitit 2008 kam filluar ndryshimet në federatë dhe kam qenë një prej bartësve të këtij procesi. Mendoj që ai vizion imi dhe i bashkëpunëtorëve është realizuar. Ne kemi qenë shtytës, mbështetës dhe përkrahës në çdo kohë”.

“Ata që tani e shohin përfaqësuesen tonë tani presin rezultate më të mira. Por këto vite nuk kanë qenë aspak të lehta. Në vitin 2008 neve nuk na është njohur as kartoni i transferimit të lojtarëve”.

“Unë do të jem me FFK-në, do ta mbështes, në veçanti në Kuvendin e Kosovës. Ndërsa sa i përket tri ndeshjeve të para, përgjegjësia për ndryshime u takon njerëzve udhëheqës. Nuk më takon mua që si ish zyrtar i federatës të ndikoj. Por natyrisht që ne nuk kemi qenë të kënaqur me rezultatet në Shkodër dhe Poloni”.

Haxhiu ka theksuar se nuk mund të pajtohet me faktin që përfaqësuesja ndeshjet si vendas t’i luajë në Shqipëri, duke kërkuar tërthorazi dorëheqje nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala.

“Debati i parë në Kuvend të Kosovës për sportin është bërë me iniciativën time, nga i cili kemi nxjerrë disa rekomandime: ligji për sponsorizim, kundër huliganizmit dhe për objekte sportive. Po të isha ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe të luhej ndeshja e parë si vendas jashtë vendit, do të dorëhiqesha”.

“Nëse ndeshja e ardhshme si vendas në vitin tjetër prapë luhet jashtë vendit, atëherë ministri Shala duhet të dorëhiqet”.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori