LAJMI I FUNDIT:

“PAN synon zgjedhjet, zgjidhja është qeveria kalimtare”

“PAN synon zgjedhjet, zgjidhja është qeveria kalimtare”

Duket se bllokadës së krijuar për zgjedhjen e kryeparlamentarit më pas edhe formimit të qeverisë nuk po i vjen fundi. Kjo krizë politike po shkon duke u thelluar e madje mund të rezultojë edhe me zgjedhje te jashtëzakonshme.

Se seanca e nesërme nuk ka për të sjellë ndonjë zgjidhje të situatës problematike aktuale, e thonë edhe analistët politikë.


Për politologun Belul Beqaj, pritjeve dëshpëruese të qytetarëve për formimin e qeverisë nuk do t’ju vjen fundi. Sipas tij, edhe po të formohet qeveria Haradinaj do të jetë afatshkurtër dhe aventuriere.

Se gjasat janë të mëdha që vendi të shkojë sërish në zgjedhje e thotë edhe analisti Imer Mushkolaj. Sipas tij, shtysë kryesore për zgjedhje të jashtëzakonshme do të jetë koalicioni PAN.

“Zgjedhjet e reja ka mundësi të prodhojnë sërish krizë, krejt shkaku i vendimit politik të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, që po del të jete problematik”, ka deklaruar ai.

Nga ana e tij, Beqaj thekson se zgjidhje për të dalë nga kjo situatë dhe për mos thellim të krizës është reflektimi i lidershipit që rezulton me formimin e një qeverie kalimtare, e cila do të përfundonte disa detyra, siç janë reformat zgjedhore, demarkacioni etj. Sipas tij, më pas do të krijohen kushtet për organizimin e zgjedhjeve të reja, ndërsa në anën tjetër funksionalizimi i Gjykatës Speciale do të pamundësonte pjesëmarrjen në strukturën e re të dyshuarve për krime lufte e ekonomike. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori