LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Politika dhe Qeveria nuk do të përzihen në gjyqësor

Osmani: Politika dhe Qeveria nuk do të përzihen në gjyqësor

Politika dhe Qeveria nuk do të përzihen në gjyqësor, as edhe të bëjnë rizgjidhje të përgjithshme të gjykatësve. Qëndrimi ynë është të bëhen reforma përmbajtësore në gjyqësor. Aty ku është gabuar, do të ketë masa. Megjithatë, ajo kompetencë jepet në Këshillin gjyqësor, si organ i cili në bazë të kritereve të cilësisë dhe sasisë, do të sillen vendimet, ka theksuar sot zv.kryeministri Bujar Osmani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Në lidhje me deklaratën nëse do të ketë apo nuk do të ketë riemërim të gjykatësve, qëndrimi i Qeverisë është i përbashkët, i Komisionit evropian, trupit të Këshillit të Evropës, duke përfshirë edhe Komisionin e Venedikut dhe GREKO, se janë të nevojshme reformat në gjyqësor’, ka thënë Osmani ndër të tjera.


Ai më tej ka theksuar se zbatimi i reformave gjyqësore, është një nga kushtet kryesore në pjesën politike të kriterve të cilën Maqedonia duhet ta përmbushë për anëtarësim në BE, ndërsa Plani 3-6-9 një pjesë e masave, gjithsej, janë paraparë pikërisht në sistemin e drejtësisë, njofton AIM.

Nga ana tjetër edhe ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji, ka theksuar se Ministria për Drejtësi në kuadër të kompetentëve të saj, tashmë ka formuar edhe Këshillin për ndjekjen e reformave në sistemin e drejtësisë dhe grupe të punës, të cilët punojnë në sjelljen e një strategjie në sistemin e drejtësisë, të cilën pritet Qeveria ta sjell deri në tetor të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori