LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Ligji për shqipen me flamur evropian (Video)

Osmani: Ligji për shqipen me flamur evropian (Video)

Ligji për përdorimin e gjuhëve është bërë pjesë e Strategjisë Kombëtare të legjislacionit për integrim në Bashkimin Evropian. Kjo nënkupton se miratimi i tij do të bëhet sipas strategjisë së miratimit të ligjeve që janë me flamurin e BE-së dhe votohen brenda dhjetë ditëve nga inicimi i tyre në Kuvend. Këtë për Alsat e konfirmoi zv.kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani.

Mbrëmë Qeveria, me propozim të sekretariatit për çështje evropiane programin nacional për miratimin e legjislaturës evropiane në të cilën tani, prej mbrëmë bën pjesë dhe ligji për përdorimin e gjuhëve me çka krijohet mundësia ligjore dhe korniza që ky ligj të marrë flamurin evropian dhe të shkojë në procedurë që parashihet për ligjet që dalin nga ky program kombëtar – deklaroi Bujar Osmani, zv.kryeministër për çështje evropiane.


Osmani thotë se teksti i ligjit mbetet ashtu siç është dakorduar paraprakisht nga LSDM-ja dhe partitë shqiptare të koalicionit dhe pritet që të kalojë në seancat e ardhshme të Qeverisë dhe më vonë në Kuvend. Për këtë dhe reforma të tjera që janë në shërbim të procesit të integrimeve, Osmani nuk pret pengesa nga opozita.

Mendoj që Parlamenti do të gjejë mundësinë për të realizuar këto reforma. Ajo çfarë ne duam të bëjmë është t’i ndajmë reformat që kanë të bëjnë me integrimin në nivel mbi-etnik dhe mbi-partiak. Të arrijmë marrëveshje qeveri-opozitë, por edhe komuniteti shqiptar me komunitet maqedonas që për çështjen e integrimit dhe të reformave do të arrijmë konsensus dhe do të jemi në një zë. Do të mund të debatojmë për temat tjera në Kuvend, do të mund të bllokohemi mes vete për temat tjera, por jo edhe për çështjet e integrimit – deklaroi Bujar Osmani, zv.kryeministër për çështje evropiane.

Reformat e tre mujorit të parë, sipas zv.kryeministrit Osmani, kryesisht nuk kërkojnë shumë ndryshime ligjore për shkak të periudhës së shkurtër kohore dhe zgjedhjeve të parapara lokale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori